×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Fluturimi sekret, Britania dëbon 22 emigrantë shqiptarë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2022

    Një fluturim sekret nga Britani drejt Shqipërisë është zhvilluar gjatë kësaj jave ku janë depërtuar 22 shqiptarë.

    Fluturimi i fshehtë drejt Tiranës u autorizua nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman në një përpjekje për të penguar shqiptarët të futen në Britani duke kaluar Kanalin me gomone nga Franca.

    Shumica e të dëbuarve u dërguan me furgona të sigurtë drejt aeroportit nga qendrat e dëbimit ku ata ishin mbajtur si të dënuar për vepra penale ose për hyrje klandestine në Britani.

    Fluturimi u ul në aeroportin Nënë Tereza të Tiranës në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës. Të 22 personat u dërguan më pas në një stacion policie në vend, i cili është paguar pjesërisht nga britanikët për të përpunuar ata që ktheheshin nga MB.

    Secili prej tyre kishte pasaportën e vulosur nga qeveria shqiptare që tregonte se ata janë të ndaluar të hyjnë në zonën Shengen të Evropës për tre vjet. Kjo do të thotë se ata nuk mund të përdorin viza 90-ditore të hyrjes në BE që i lejojnë të fluturojnë, ngasin makinën ose të marrin autobusë në Francën veriore ose Belgjikë për të kaluar në kanalin La Manche.

    Mediat britanike raportojnë se autoritetet britanike kanë këmbëngulur për një konfidencialitet të plotë në lidhje me fluturimin dhe as shoqëruesve të stafit të avionit nuk u është vënë në dispozicion asnjë listë me emrat e të dëbuarve.

    “Ka një frymë konspiracioni në lidhje me këtë fluturim. Nuk ka asnjë gjurmë të dukshme kompjuterike”, tha një zyrtar kufitar në Mbretërinë e Bashkuar

    Kjo është goditja e fundit nga zonja Braverman ndaj emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në Britani.

    “Numri i njerëzve që arrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave dhe e vënë sistemin tonë të azilit nën tendosje intensive”, ka deklaruar Braverman gjatë kësaj jave.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Afati për dorëzimin e ankesave në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni të Veriut lidhur me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 8 majit,...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Në një fjalim prekës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) të premten përpara një votimi vendimtar në organ, ambasadori...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) që i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të rishqyrtojë...
    Të tjera
    Lajme10 Maj 2024
    Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shtetet aletate po kërkojnë ndërmarrjen e hapave konkret për themelimin...
    Lajme10 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot strukturat udhëheqëse të degës së AAK-së në Zvicër. Kështu...
    Lajme10 Maj 2024
    Me datë 08 dhe 09 maj 2024policia në Prizren ka sekuestruar disa motoçikleta dhe u janë shqiptuar 563 gjoba për kundërvajtje të...
    Lajme10 Maj 2024
    Deri të enjten (10 maj) janë regjistruar mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë brenda në Kosovë dhe afërsisht rreth 400 mijë...
    Vip10 Maj 2024
    Mamasë së Justin Bieber-it iu desh të sqaronte se sa fëmijë po presin djali dhe nusja e saj, pas thashethemeve se ata...
    Lajme10 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot në Suharekë. Gjatë ditës, ai është takuar me kryesuesit e FC Ballkanit dhe FC...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.