×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Sa shpenzoi KEK-u për importin e rrymës e kush përfitoi më shumë?

    FrontOnline
    18 Tetor 2022

    Për 19 ditë, nga 24 Dhjetori 2021 e deri më 11 Janar 2022, Korporata Energjetike e Kosovës shpenzoi 16.5 milionë nga 20 milionë eurot e subvencionit fillestar të Qeverisë, për importin e energjisë elektrike për dimrin e kaluar.

    Në bazë të dokumenteve ekskluzive të siguruara nga ATV-ja, shihet se gjatë kësaj periudhe, përmes dhjetëra ankandeve, KEK-u nënshkroi 108 kontrata me shtatë kompani të ndryshme, sipas metodave: një ditë para dhe brenda ditës.

    Çmimi më i ulët i paguar për një megavat orë ishte 105.5 euro, më 2 Janar, në  kontratën me kompaninë bullgare Energy Supply.

    Ndërsa, çmimi i lartë i paguar për një megavat orë ishte 359 euro, më 10 Janar, në kontratën me kompaninë sllovene GEN-i.

    Nga totali prej 16 milionë e 552 mijë eurosh, nëpërmjet ankandeve, 4 milionë e 533 mijë euro shkuan te kompania NOA Energy Trade, në Maqedoni të Veriut dhe në Shqipëri, me të cilën KEK-u nënshkroi 19 kontrata.

    Kompania GEN-I, me zyrat në Slloveni dhe në Maqedoni të Veriut, fitoi numrin më të madh të kontratave në ankandet e KEK-ut, 30 sish, me vlerë të përgjithshme 4 milionë e 237 mijë euro.

    Enertrade nga Shqipëria fitoi 23 kontrata, në vlerë të përgjithshme 3 milionë e 809 mijë euro.

    Me një kontratë më pak, Holding Slovenske Elektrarne i shiti KEK-ut energji elektrike në vlerë të përgjithshme 2 milionë e 421 mijë euro.

    Kompania Daneze, Danske Comodities, nënshkroi pesë (5) kontrata me KEK-un me vlerë të përgjithshme më shumë se 917 mijë euro.

    Pak më shumë se 630 mijë euro është vlera e tetë (8) kontratave për blerje të energjisë nga kompania ReNRGY nga Shqipëria.

    Ndërsa, kontrata e 2 Janarit, në vlerë të përgjithshme 2 mijë e 532 euro ishte e vetmja me kompaninë bullgare, Energy Supply.

    Me rekomandim të Komitetit Teknik Emergjent, 11 Janar 2022, KEK-u bëri marrëveshje me Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji – KESCO, përmes së cilës autorizoi kompaninë private të tregtojë me mjetet nga subvencioni i Qeverisë.

    Në ditët në vijim, ATV-ja do të publikojë detaje tjera lidhur me importin e energjisë elektrike me subvencionin e Qeverisë, përfshirë periudhën kur tregtimi u bë nga KESCO-ja.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Ekonomi16 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve, ai është pritur nga kryetari i AKB-së, Agim Shahini. “Kosova...
    Ekonomi16 Maj 2024
    Rreth gjysmë miliardë euro arrin shuma e përgjithshme e investimeve direkte amerikane në Kosovë në dekadën e fundit, bazuar në statistikat e...
    Ekonomi14 Maj 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me Komunën e Malishevës. Memorandumi kap vlerën e 697 mijë eurove dhe...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që ishte i pranishëm në momentin kur është nënshkruar marrëveshja kundër...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot nënsekretaren e Departamentit të Shtetit amerikan për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen. Në fillim...
    Lajme19 Maj 2024
    Pas një periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, prindërit e ish-presidentit Thaçi sërish kanë marrë rrugën e...
    Lajme19 Maj 2024
    Një numër i madh i infermierëve kanë kërkuar licencën e plastifikuar si kusht për t'u punësuar jashtë vendit, kryesisht në Gjermani. Nga...
    Lajme19 Maj 2024
    Ekonomisti Imer Raçi thotë për “Front Online” se liberalizimi i vizave ka ndikuar në humbje të punëtorëve profesionistë si doktorë, mjekë apo...
    Lajme19 Maj 2024
    Kroacia vazhdon të tregoj mbështetjen e saj në forcimin e sigurisë në Kosovë. Si rezultat i kësaj, nesër do të dërgojë kontingjentin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.