×
  • Ekonomi
  • Banka

    Bankat shtrenjtojnë kreditë/ Goditen ekonomitë familjare dhe bizneset

    FrontOnline
    07 Tetor 2022

    Për shkak të rritjes së  inflacionit në Eurozonë, Banka Qendrore Evropiane pas 11 vitesh ka rritur normën e interesit të kredive.

    E nga kjo rritje nuk ka shpëtuar as Kosova, pasi që norma e interesit për biznese në muajin gusht është rritur në 6.05%.

    Kështu kanë bërë të ditur për FrontOnline, nga Shoqata e Bankave të Kosovës.

    “Norma efektive për kredi të lëshuara për korporatat jo financiare në fund të muajit gusht 2022 ishte 6.05% për dallim prej fundit të vitit 2021 kur ishte 5.72%, ndërsa për ekonomitë familjare në muajin gusht 2022 ishin 5.89% për dallim prej fundit 2021 që ishte 5.95%.”, thuhet në përgjigjen e shoqatës

    Se kësti i kredive të ardhshme mund të rritet për shkak të Euribor-it e thonë edhe nga Shoqata e Bankave.

    “Për kreditë ekzistuese, shumica e të cilave janë me norma fikse, nuk ndryshon kosto/interesi/kësti; ndërkaq për kreditë me norma variabile të interesit, mund të ndryshojë norma e interesit, varësisht nga ndryshimi kushtet e kontratës së kredisë dhe normës referente, kryesisht Euribor-it e që është jashtë kompetencave të bankave në Kosovë, pra varet nga zhvillimet tjera ekonomike në nivel të Bashkimit Evropian”, bëjnë të ditur nga shoqata.

    Ndërsa të pyetur se cila bankë komerciale në Kosovë e ka bërë ngritjen e normës së interesit, nga Shoqata e Bankave kanë thënë se për dallim prej bizneseve, për ekonomitë familjare nuk ka pasur ngritje të interesit.

    “Pra, siç mund të shihet nga të dhënat e lartshënuara, për dallim nga viti 2021, në fund të muajit gusht 2022 kemi një rritje të lehtë të normave të interesit për kredi të korporatave jo financiare, përderisa kemi një rënie të lehtë të normave të interesit për kredi të ekonomive familjare”, thonë nga shoqata.

    Por FrontOnline, ka raportuar se Raifeissen Bank, i ka njoftuar klientët e saj të cilët kanë kredi se do të përballën ngritje të interesit të kredive.

    “Ju njoftojmë se norma e interesit për asetin e financuar me Lizing do të ndryshojë, ndryshimi do të reflektohet dukem filluar nga këstet e muajit shtator. Ky ndryshim vjen si pasojë e rritjes së normës në EURIBOR-it në tregun evropian. Ditëve në vijim do e pranoni planin e ri të amortizimit me ndryshimet e reflektuara”, thuhet në mesazhin që banka i ka dërguar klientit të saj.

    Ngritja e interesit të kredive nga bankat komerciale në Kosovë, nga njohësit e ekonomisë po shihet si një goditje për bizneset dhe qytetarët e Kosovës.

    Njohësi i ekonomisë Mustaf Kadriu, për FrontOnline, tha se ngritja e interesit të kredive është treguesi më i mirë se vendi po përballet me krizë ekonomike.

    “Hezitimi i ekonomive familjare që të marrin kredit po ashtu edhe të bizneset gatishmëria e tyre për të marrë kredi dhe rritja e normës së  interesit vlerësojë se është një tregues i mirë që kemi krizë ekonomike”, tha ai.

    E për të dalë nga kjo krizë ai thotë se Qeveria duhet që të lehtësoj të bërit biznes në Kosovë.

    “Ekonomitë familjare si rezultat që nuk kanë siguri financiare nuk janë të interesuara të investojnë dhe të gjithë interesimin e kanë të mbushja e shportës e jo të investimi, dhe në këtë drejtim bankat funksionon sipas ekonomisë së tregut dhe interesit financiar dhe në këtë drejtim Qeveria duhet të ia lehtësoj të bërit biznes bankave komerciale që ato të reflektojnë te kësti i kredive  dhe interesi”, deklaroi Mustafa.

    Se rritja e interesit të kredive nga bankat komerciale në Kosovë është një goditje për bizneset e thotë edhe Skender Krasniqi nga Oda e Afarizmit Kosovë.

    “Kjo ndikon shumë, në vend të ulen ato e të rritet përkrahja është ka rritet goditja që po iu bëhet qytetarëve dhe bizneseve. Dhe po shpresojmë se Qeveria do ta dëgjon zërin e bizneseve që t’iu dal në ndihmë”, tha ai.

    Për ngritjen e normës së interesit të kredive nga bankat komerciale në Kosovë, FrontOnline, ka pyetur edhe Autoritetin e Konkurrencës së a kanë filluar hetimet, por në përgjigjet e tyre thuhet se nuk kanë filluar procedurat për hetim.

    Autoriteti i Konkurrencës nuk ka filluar ndonjë procedurë të veçantë hetimore ndaj ndonjë banke e as bankave në tërësi lidhur me paralajmërimet për ngritjen e interesit të kredive”, thonë në AKK-ja.

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Ekonomi16 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve, ai është pritur nga kryetari i AKB-së, Agim Shahini. “Kosova...
    Ekonomi16 Maj 2024
    Rreth gjysmë miliardë euro arrin shuma e përgjithshme e investimeve direkte amerikane në Kosovë në dekadën e fundit, bazuar në statistikat e...
    Ekonomi14 Maj 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me Komunën e Malishevës. Memorandumi kap vlerën e 697 mijë eurove dhe...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.