×
  • Lajme
  • Lajme

    Arifi: Opozitë, sulmojeni Kurtin, mos keni frikë

    FrontOnline
    05 Tetor 2022

    Politologu, Dritëro Arifi ka kritikuar opozitën duke thënë se po është shumë e “butë” në raport me Qeverinë Kurti.

    Arifi i ftuar në Teve1, i tha Sekretarit të Përgjithshëm të AAK-së, Muharrem Nitajt dhe shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahirit se duhet të përdorin ndonjë metodë për t’i ndalur gabimet e Qeverisë aktuale.

    “Unë jam duke e vërejtur që e keni një dozë të frikës. Jo vetëm ju, por edhe të gjitha partitë tjera. Mos u mundoni t’i justifikoni, sulmojeni Qeverinë. Sepse këto janë gabime trashanike që i ka bërë. Unë e kuptoj që ju hezitoni për shkak se i ka 50 përqind të votave, mirëpo mos harroni që ajo ka qenë fitore me inercion. Nuk ka qenë ndonjë fitore të cilët ka prodhuar mrekullira. Populli i ka votuar për shkak se Qeveritë e kaluara i kanë bërë disa gabime. Ju duhet të jeni pak më agresiv, mirëpo ju e dini më mirë se cilën metodë ta përdorni”, tha Arifi në Tëvë1.

    “Prandaj kjo Qeveri nuk e ka të drejtën absolute për këto gabime, nuk janë as hoxha e as prifti që duhet të bëjmë amin për çfarë do që thotë”.

    Sipas Arifit, ka edhe disa parti tjera të cilat nuk dëshirojnë të konfrontohen fare me Qeverinë Kurti.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, i ka reaguar ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti, njëherazi kryetar i Lëvizjes, po merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian që...
    Lajme04 Maj 2024
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur në lidhje me rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE. Hoxhaj u shpreh...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Prej orës 18:00, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, mund të shohin nëse janë fitues të përzgjedhjeve për të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, bashkë me pjesëtarët e RDK-së kanë bërë një aksion simbolik në Ferizaj. Duke portretizuar...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Sadiq Khan është zgjedhur kryebashkiak i Londrës, duke fituar mandatin e tretë historik pas një gare dramatike. Khan u shpall fitues ndaj...
    Lajme04 Maj 2024
    Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare. Në pikëkalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon...
    Kronika04 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar me 400 euro gjobë dhe 5 pikë negative shoferin që drejtonte automjetin duke mbajtur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.