×
  • Sport
  • Sport

    Duele interesante në xhiron e katërt të elitës së basketbollit kosovar

    FrontOnline
    01 Tetor 2022

    Këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e katërt në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan FrontOnline.

    Në këtë javë do të zhvillohen tri ndeshje, kurse Trepça – Prishtina është shtyrë për më vonë.

    Sfida e parë zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Rahovecit, ku të dy skuadrat kanë nga një fitore e dy humbje dhe do të kërkojnë fitoren e dytë në këtë edicion.

    Vëllaznimi, që ka hyrë këtë edicion në Superligë do të ndeshet me Pejën, që ka tri fitore në tri ndeshje të zhvilluara. Kuqezinjtë kanë një fitore, në takimin e parë si vendas dhe do të mundohen të realizojnë fitoren e dytë, kurse verdhezinjtë kërkojnë fitoren e katërt.

    Kampioni Ylli është në kërkim të fitores së parë pas tri humbjeve radhazi. Therandasit janë mysafirë të Prizrenit, që numëron një fitore e dy humbje.

    Prince Caffe Superliga – Java 4

    E shtunë

    17:00 Bashkimi – Rahoveci

    E diel

    17:00 Vëllaznimi – Peja

    19:00 Ponte Prizreni – Ylli

    (Trepça – Sigal Prishtina është shtyrë për më vonë)./FrontOnline/

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Sport03 Maj 2024
    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mbetur shumë i befasuar me sulmuesin anësor, Ian Maatsen, i cili luan te Borussia Dortmund,...
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Sport03 Maj 2024
    Boksieri i njohur kosovar, Robin Krasniqi nesër mbrëma do të rikthehet në ring. Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva në...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Nismën Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot në ora 13:30 do të mbajë konferencë për medie, ku do ta prezantojë një aderim...
    Vip04 Maj 2024
    Në ditën e lindjes së saj, Dafina Zeqiri mori një propozim për martesë nga partneri Kreshnik Gjergji. Çifti ka njoftuar se këtë...
    Lajme04 Maj 2024
    Për deputetin e LDK-së, Shkëmb Manaj, premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e banesave sociale mbetët vetëm një mashtrim që u është...
    Lajme04 Maj 2024
    Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin sot (4 maj 2024). Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kosova ka shënuar regres sa i përket lirisë së mediave, sipas organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij. Në Indeksin e saj Botëror të...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në organet e rendit është raportuar se dy persona të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.