×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe veteranët paralajmërojnë protesta, kjo është arsyeja

    FrontOnline
    01 Tetor 2022

    Ende nuk dihet se kur në Kuvendin e Kosovës do të hidhet në votim për lexim të dytë projektligji për pagën minimale.

    E sapo të shkojë në Kuvend ky projektligj, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së pritet të protestojë sërish.

    Kjo pasi sipas tyre Qeveria nuk po i plotësojnë kërkesat e tyre.

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka paralajmëruar për Front Online se veteranët së shpejti presin të protestojnë.

    “Kur te qesin në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, që po mendojnë ta qesin ashtu, na jemi në protestë aty”, tha Klinaku.

    I të njëjtin mendim se protesta nga OVL-UCK do të vazhdojë sërish pas hedhjes së projektligjit të pagës minimale në Kuvend është edhe, Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve.

    Jashari ka thënë për Front Online se propozimet e veteranëve me ligj obligohen që të respektohen.

    Ai thotë se Qeveria do të përballët sërish me protesta nëse nuk i realizojnë propozimet e tyre.

    “Nëse e çojnë në Kuvend propozim ndryshimi ku nuk përfshihen veteranët normal që do të përballen me protestë. Ne i kemi dhënë qëndrimet dhe propozimet tona që obligohen me ligj që të respektohen për kategorinë të dala nga lufta dhe nëse nuk e respekton këtë, ne kemi  forma që të kundërshtojmë një padrejtësi të tillë”, tha Jashari për Front Online.

    Se ende nuk ka shkuar në Komisionin për buxhet, projektligji në lexim të dytë për pagën minimale e thotë edhe anëtari i këtij komisioni, Ferat Shala.

    “Parimisht është në procedurë në komisione dhe ende nuk ka ardhur në Kuvend, nuk kemi marr asnjë informacion që është dhe ende nuk është trajtuar në komisione”, u shpreh Shala për Front Online.

    Aktualisht, sipas të dhënave zyrtare nga Qeveria e Kosovës, statusin e Veteranit Luftëtar e kanë 53,188 persona, kurse, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 37,006 janë përfitues nga skema për veteranët e luftës./FrontOnline

     

     

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Lajme05 Maj 2024
    Politikani serb Boban Bogdanoviç, i larguar nga vendi i tij, siç thotë ai, për çështje sigurie bëri një koment në rrjetin X,...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....
    Lajme05 Maj 2024
    Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shkruar të dielën në Facebook se në Leposaviq ka pasur tentativë vrasjeje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.