×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Merkel aktivizon alarmin: Putin nuk po bën blof me armët bërthamore

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka ngritur shqetësimin për kërcënimet bërthamore nga Vladimir Putin në fjalimin e tij, i cili njoftoi një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

    Merkel, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i marrë seriozisht fjalët e Putinit dhe të mos i konsiderojë ato si blof, i cili u fokusua në nevojën për të mbrojtur sovranitetin territorial të Ukrainës, si dhe në veprime të koordinuara.

    Duke folur të martën, në hapjen e “Fondacionit Helmut Kohl” (“Bundeskanzler-Helmut-Kohl-Stiftung”), Merkel iu referua, ndër të tjera, luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë, por edhe të fortit të Kremlinit.

    “Fjalët e tij duhen marrë seriozisht”, tha ish kancelarja demokristiane, duke shtuar: “Të marrësh fjalët seriozisht dhe të mos i hedhësh poshtë si blof në radhë të parë nuk është aspak një shenjë dobësie apo qetësimi, por një demonstrim politik i inteligjencës”, e cila “kontribuon në ruajtjen e një kufiri manovrimi ose, të paktën, diçka po aq të rëndësishme, në krijimin e një të reje “.

    Merkel iu referua ish-kancelarit gjerman dhe mentorit të saj, Helmut Kohl, si një politikan që zotëronte këtë inteligjencë politike: ” Kohl do të bënte gjithçka sot për të mbrojtur dhe rivendosur sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës, por në të njëjtën kohë ai do të kishte parasysh se si Marrëdhëniet me Rusinë mund të ringjallen në të ardhmen, jo nga lëvizjet e njëanshme të Gjermanisë, por gjithmonë në marrëveshje me të gjithë partnerët në BE dhe NATO.”/Gazeta Blic

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në fshatin Veliqot në Tepelenë është zbuluar një shtëpi e pabanuar, e cila ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike kanabis në...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Bjellorusia i ka filluar të martën stërvitjet ushtarake me raketat dhe avionët luftarakë që janë në gjendje të bartin armë taktike bërthamore,...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri shumica socialiste propozoi sot ndërmarrjen e një cikli të ri reformash të thella të cilat do të duhet të kenë...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, në një prononcim për Front Online ka njoftuar se a ka filluar dezisenktimi...
    Lajme07 Maj 2024
    "Kurti duhet të kryejë detyrat e shtëpisë, dhe nuk mundet pa i kryer se pasojat janë të mëdha, gjithëpërfshirëse. Nuk është vetëm...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, më bashkëpunëtorë, priti në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard...
    Lajme07 Maj 2024
    Nga fillimi i vitit 2024 e deri më sot në komunën e Malishevës janë regjistruar 170 raste të pickimit nga rriqrat. Lajmin...
    Front TV07 Maj 2024
    Një laborator droge në fshatin Miokoviçe të Leposaviqit është zbuluar nga Policia e Kosovës. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton...
    Ekonomi07 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, ku tha se nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.