×
  • Lajme
  • Lajme

    Burgim i përjetshëm për kosovarin që vrau gruan dhe kunatën

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Gjykata e Lartë (kantonale) e Aargaut ka shpallur fajtor për vrasje të shumëfishtë kosovarin, i cili kishte vrarë gruan dhe motrën e saj, të dyja nga Shqipëria, më 8 janar 2018, në Hausen. Për këtë vepër ai ishte gjykuar nga data 7 deri më 10 qershor 2021.

    Burri që goditi me thikë gruan dhe kunatën në Hausen më 8 janar 2018, mbetet në burg, shkruan aargauerzeitung.ch. Gjykata e Lartë e Aargaut ka shpallur atë fajtor për vrasje të rëndë të shumëfishtë dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm.

    Veç kësaj, Gjykata më e lartë e kantonit ka vendosur edhe masën ambulatore krahas dënimit me burg. Po ashtu, kosovari do të dëbohet nga vendi për një periudhë 15-vjeçare (pas vuajtjes së burgut, e cila, edhe në rastin e burgut të përjetshëm nuk zgjat më shumë se 15 vite, v.j.).

    Ai duhet t’u paguajë paditësve privatë gjithsej më shumë se 200.000 franga si kompensim dhe dëmshpërblim, transmeton albinfo.ch. Kështu, Gjykata e Lartë konfirmoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut Brugg.

    Kosovari kishte kërkuar aktgjykimin që do ta shpallte fajtor për vrasje të shumëfishtë dhe dënim maksimal prej gjashtë vitesh burg.

    Si hap tjetër, Gjykata Supreme do të nxjerrë një aktgjykim të arsyetuar me shkrim. Palët pastaj kanë 30 ditë për të apeluar vendimin në Gjykatën e Lartë Federale.

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer, tha të shtunën se blloku pret të ketë zgjedhje demokratike dhe të rregullta në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.