×
  • Lajme
  • Lajme

    SBASHK-u tregon sa kohë u duhet për t’u konsultuar me anëtarësinë

    FrontOnline
    28 Shtator 2022

    Brenda dy ditësh pritet që anëtarësia e Sindikatës se Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, të japë mendim për pezullimin e mundshëm të grevës në arsim.

    Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Hanife Salihu, anëtare e Këshillit grevistë në SBASHK.

    “Ne iu kemi drejtuar edhe kryetarëve të sindikatave komunale që të marrin mendimin e anëtarësisë se si të vazhdohet më grevën, të pezullohet për një kohë të caktuar apo të marrim hapa të tjerë, po presim që brenda këtyre dy ditëve të japin një përgjigjeje”, thotë ajo.

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka thënë, më 28 shtator, se i është drejtuar anëtarësisë greviste me një shkresë, përmes të cilës u ka kërkuar të japin mendimin e tyre për idenë që të pezullohet greva në arsim deri në janar të vitit 2022, dhe procesi mësimor të nisë nga tre tetori.

    Në një komunikatë për media, SBASHK-u thotë se kërkimi i mendimit të anëtarësisë për pezullim të grevës vjen për shkak të mungesës së dialogut social.

    Ata kanë thënë se nuk tërhiqen nga kërkesat për shtesë në pagë deri në zbatimin e Ligjit për paga, ndryshimin e Ligjit për skema pensionale dhe Ligjit për sigurime shëndetësore.

    Si pasojë e grevave që kanë nisur në sektorin e arsimit më 25 gusht, mbi 300.000 nxënës kanë mbetur pa mësim.

    Arsyeja e grevës dhe kërkesa kryesore e sindikatave të arsimit drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove në muaj për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.

    Sipas sindikalistëve të arsimit, kërkesa e tyre për 100 euro shtesë është e bazuar, për shkak të rritjes së inflacionit.

    Qeveria e Kosovës thotë se ky ligj, që parasheh rritje pagash për punonjësit e sektorit publik, do të dalë në miratim së shpejti dhe kërkon nisjen e mësimit.

    Çfarë thonë sindikalistët e arsimit dhe Qeveria?

    Qeveria e Kosovës, në disa raste, ka bërë thirrje për fillimin e procesit mësimor. “Nuk bën bojkot e grevë shtetit”, ka thënë kryeministri Albin Kurti. Në disa shkolla, mësimdhënësit kanë vendosur në mënyrë individuale t’i mbajnë orët, por shumica janë në grevë.

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Rrahman Jasharaj, ka thënë se fajtore për mbylljen e shkollave është Qeveria, e cila, sipas tij, “nuk reflekton karshi kërkesave të sindikalistëve”.

    Në fillim të këtij muaji, Qeveria e Kosovës ka paraqitur një pako për përballje me inflacionin, në kuadër të së cilës punonjësit e sektorit publik, përfshirë mësimdhënësit, përfitojnë nga 50 euro shtesë, nisur nga ky muaj.

    Sindikata e Arsimit nuk e ka pranuar këtë “ofertë”.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, 46 për qind...
    Lajme08 Maj 2024
    Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes informimit javor njoftoi se më 3 maj, trupi gjykues...
    Lajme08 Maj 2024
    Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka mirëpritur vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës sot miratoi Projektligjin për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror, përgjegjësi e së cilës është ofrimi i shërbimeve të...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Koordinatori special i OSBE-së, Nikoloz Samkharadze, së bashku me shefen e misionit të Asambles Parlamentare të OSBE-së, Karina Odebrik, vizituan vendvotimet në...
    Lajme08 Maj 2024
    Me të filluar procesi gjyqësor ndaj të akuzuarit Emin Lati, gjykatësi i rastit Driton Berisha njoftoi se tashmë i akuzuari Lati ka...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Në seancën gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë ndaj Erdgys Arrazit, avokati i tij Blerim Bazhdari publikoi të martën një recetë...
    Lajme08 Maj 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të qeverisë u mor vendimi për dhënien në...
    Lajme08 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se Agjencia e Regjistrimit Civil do të ndërpresë punën me orar të zgjatur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.