×
  • Sport
  • Sport

    Edicioni i ri me fanella të vjetra, një pjesë e klubeve elitare s’i japin rëndësi dukjes

    FrontOnline
    08 Gusht 2022

    “Klubi ynë prezanton fanellat e reja për edicionin e ri futbollistik” – Këso fjali rrallë shihen në faqet zyrtare të klubeve të elitës së futbollit kosovar. Megjithëse në Kosovë ka klube të futbollit që i kushtojnë shumë rëndësi anës profesionale të organizimit, disa nga to nuk është se u japin rëndësi edhe pjesës së fanellave të futbollistëve për një edicion, duke i përdorë dizajnet e vjetra për më shumë se një sezon.

    Nga dhjetë klube se bëjnë gara këtë edicion në elitë, vetëm katër nga to pritet që edicionin e ri ta nisin me pamje të re për futbollistët.

    Ballkani, Gjilani, Llapi e Prishtina janë të vetmet klube që pritet të paraqiten me fanella të reja këtë edicion që nis më 13 gusht.

    BALLKANI – ka prezantuar fanellat e reja si vendas që nga takimi i parë i rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve kundër Zalgiris.

    Si gjithmonë, fanellat e reja vendase dominohen nga ngjyra portokalli, me disa nuanca të zeza.

    Në prezantimin e fanellës së re te kampionët e Kosovës morën pjesë treshja e ekipit, Lindon Emërllahu, Nazmi Gripshi e Meriton Korenica.

    Kjo nuk është hera e parë që Ballkani i kushton rëndësi kësaj çështje, për faktin se edhe në vitet e kaluara ata i kanë ndryshuar ato.

    GJILANI – Përveç futbollistëve, “kuqebardhët” edhe fanellën e tretë deri më tani e kanë prezantuar në mënyrë fantastike.

    Gjilani prezantoi një nga fanellat e edicionit të ri me ngjyrë të zezë para afër një muaji.

    Ngjyra e zezë, për dallim nga tradicionalet “bardhë e kuq” e dominuan fanellën e tretë  të “Skifterave”, me logon e klubit dhe të sponzorit që posedonin ngjyrë të kuqe.

    Dizajnin e fanellës së Gjilanit e ka bërë kompania e njohur “Jako”.

    LLAPI – Ndonëse nuk ka bërë prezantim zyrtar, llapjanët në ndeshjen e dytë kundër Buducnostit të Podgoricës në kualifikimet e Ligës së Konferencës e kemi parë me fanellën e re që do e përdorë për ndeshjet si vendas në edicionin e ri.

    Fituesit e Kupës së Kosovës identifikohet me ngjyrat “bardhekaltër” në fanellë, me një dizajn klasik në pjesën e përparme të fanellës.

    PRISHTINA – Edhe klubi më i suksesshëm i futbollit në vend, FC Prishtina ishte paraqitur në fushë me fanellë të re, madje ende pa u mbyllur edicioni paraprak, shkruan Demokracia.com

    Skuadra kryeqytetase u paraqit në një takim me Dritën e Gjilanit disa xhiro pa përfunduar edicioni 2021/22 me fanella të cilat simbolizonin përvjetorin e 100-të të themelimit të klubit.

    Nuk dihet nëse Prishtina do të paraqitet me ato fanella në sezonin e ri, por megjithatë pritet të ketë diçka speciale për 100 vjetorin e themelimit.

    Modeli për ndryshimin e fanellave është prezent kudo në kampionatet evropiane të futbollit, madje me prezantim dinjitoz, pasi nga fanellat e reja klubet mund të përfitojnë shumë edhe në anën financiare./Demokracia/

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Sport06 Maj 2024
    Të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese e gjysmëfinales mes Real Madridit e Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e...
    Sport06 Maj 2024
    Teksa bota e teknologjisë vazhdon të përparojë me shpejtësi, konzolat e lojërave mbeten një nga burimet më të mëdha të argëtimit për...
    Sport06 Maj 2024
    Jose Mourinho pritet t’i shokoj të gjithë me vendimin rreth të ardhmes së tij. Duket se Mourinho ka vendosur që karrierën e...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Teksa bota e teknologjisë vazhdon të përparojë me shpejtësi, konzolat e lojërave mbeten një nga burimet më të mëdha të argëtimit për...
    Kronika06 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka hasur në një shofer në Mitrovicë të Jugut, i cili ishte në përdorim të telefonit gjatë ngasjes së...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një shumë prej 400 milionë dollarësh u shtua në fondet federale të Shteteve të Bashkuara, me qëllim rritjen e sigurisë në lokacionet...
    Lajme06 Maj 2024
    Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq tha sot se Kosova, pa i dhënë asnjë shpjegim, ia...
    Lajme06 Maj 2024
    Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë zbarkuar sot te ndërtesa e Qeverisë, me ç’rast i kanë shkuar në zyrë kryeministrit Albin...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka takuar në Paris presidentin Emmanuel Macron dhe atë kinez, Xi Jinping. Përmes një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.