×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti për ndërhyrjet e Kurtit në zgjedhje: S’është e mirë sepse Kosovës i duhen miq, e në veçanti shtetet fqinje

    FrontOnline
    06 Maj 2024

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se ndërhyrjet e spektrit politik të Kosovës në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, nuk janë të mira, sidomos në proceset euroatlantike që po kalon Kosova.

    Kreu i BDI-së, duke folur për ndërhyrjet e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhje në Maqedoni të Veriut, thekson se ky fakt nuk ndikon në raportet me Kosovën por që kërkon që “të mos lihet një hije e keqe tek popullata në Maqedoni të Veriut”.

    Sipas Ahmetit, Kosova duhet t’i ketë miq fqinjët dhe se ndërhyrje të tilla nuk ka pasur asnjëherë.“Së pari, sa i takon marrëdhënieve Kosovë-Maqedoni e Veriut, ka ndodh ndërhyrje që i bëhet nga këtu, nuk është e mirë sepse Kosovës i duhen miq, në veçanti shtetet fqinje. Fqinjët duhet t’i ketë aleat për proceset e rëndësishme. Maqedonia e Veriut vend anëtare në NATO, është në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është në të gjitha institucionet ndërkombëtare, kurse Kosova sigurisht që është e pikë e dobët, duke filluar nga unë. Këto raporte që ju i theksoni fare nuk do të ndikojnë në raportet ndërshtetërore Kosovë-Maqedoni e Veriut, por e mira është që të mos lihet një hije e keqe tek njerëzit, tek popullata në Maqedoni, sepse asnjëherë nuk ka ndërhyrë as Kosova e as Maqedonia nëpër fushata”, thotë Ahmeti.

    Ahmeti thotë se raste të tilla nuk kanë ndodhur asnjëherë, madje as nga Shqipëria. Ndonëse kjo çështje thotë se nuk ka ndikuar në përçarje, Ahmeti thekson se nuk është pritur as me admirim.

    “As unë nuk jam involvuar asnjëherë në Kosovë, pavarësisht se unë të gjithë i kam bashkëluftëtarët të angazhuar në partitë politike por asnjë raund nuk kam mbajt anë. As Shqipëria nuk ka mbajt anë në Maqedoni por kjo varet edhe prej qëndrimeve të njerëzve, prej qëndrimeve të drejtueseve. Nuk do të ketë ndonjë pasojë apo diçka e tillë në Maqedoni. Nuk ka ndikuar në përçarje por nuk pritet me admirim kjo ndërhyrje”, u shpreh Ahmeti./eo/

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.