×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kolaps energjetik në mes të verës, KEDS për dy javë ka blerë 5 milionë euro rrymë

    FrontOnline
    21 Korrik 2022

    Kriza energjetike duket se do të jetë e pashmangshme këtë dimër. Me uljen e prodhimit vendor dhe shtrenjtimin e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, Kosova do ta ketë problem të furnizohet me energji elektrike. Me një situatë të vështirë po përballet edhe tash verës. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, çmimi i energjisë është shtatëfishuar. Për situatën e vështirë që e pret vendin, kanë folur nga KEDS’i.

    Dimër edhe më i vështirë sesa vitin e kaluar, e pret Kosovën sivjet. Situata energjetike në vend, po shkon duke u përkeqësuar.

    Aktualisht, Korporata Energjetike e Kosovës është duke prodhuar energji me dy blloqe, meqë është duke bërë remontet/revizionet për sezonin e dimrit.

    Në një situatë të tillë, KEDS’it po i duhet të blejë më shumë rrymë jashtë vendit.

    Zëdhënësi i KEDS’it, Viktor Buzhala, i ka thënë Gazetës Express se gjatë tri ditëve të fundit është përkeqësuar situata, meqë ka edhe ulje të prodhimit vendor e edhe rritje të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

    Sipas tij, çmimi tash ka arritur deri në 700 euro për MWh. Vjet në të njëjtën periudhë, çmimi për megavat ishte rreth 100 euro.

    Në një situatë të tillë, ai u është drejtuar konsumatorëve me një kërkesë.

    “Por, gjatë tri ditëve të fundit situata është përkeqësuar në dy drejtimet: Ka ulje nga prodhimi vendor dhe ka rritje të madhe të cmimeve në tregjet ndërkombëtare, ku energjia e kohës së pikut ka arritur deri në 700 euro/MWh. Kjo krijon situatë të vështirësuar dhe është indikator i një vështirësie të madhe që e pret sistemin gjatë dimrit. Prandaj, apelojmë tek të gjithë konsumatorët që të pështasin ambientet e tyre për ngrohje alternative, e cila pos që do të jetë më e lirë, është edhe më e sigurtë”, ka deklaruar Buzhala për Express.

    Në dy javët e fundit, Buzhala ka treguar se kanë importuar direkt mbi 13 mijë MWh energji, që ka kushtuar rreth 5 milionë euro.

    Ndërkohë, thotë se një pjesë e importit është devijuar dhe se do të paguajnë në fund të këtij muaji.

    Shtetet prej të cilave kanë blerë energjinë janë Hungaria, Krocia dhe Greqia.

    “Energjinë e importit e kemi siguruar nga bursat e rajonit që kanë të bëjnë direkt me energjinë elektrike, pasi për ne është më e lira. Në dy javët e fundit janë importuar mbi 13 mijë MWh. Për këtë energji janë shpenzuar rreth 5 milionë euro. Ky është vetëm importi direkt, pasi një pjesë tjetër është devijuar, për cka në do të paguajmë në fund të muajit. Energjia është blerë nga Hungaria, Kroacia dhe Greqia”, thuhet në përgjigjet e Buzhalës për Express.

    Gazeta Express ka dërguar pyetje edhe në Korporatën Energjetike të Kosovës për të marrë informacione për përgatitjet që i kanë bërë për sezonin e dimrit, por nga kjo ndërmarrje kanë kërkuar t’i referohemi komunikatës që kanë lëshuar mbrëmë.

    Përmes kësaj komunikate, KEK njoftoi se është duke bërë remontet/revizionet e të gjitha njësive prodhuese sipas planit për përgatitjet e zakonshme për sezonin dimëror.

    Për ndaljen e njësisë A-5, KEK ka thënë se ka qenë e planifikuar.

    “Në këtë vazhdë, njësia A-5 është ndalur për qëllim inspektimi dhe riparimi, pra kjo ndalje është bërë sipas planit për revizion konform planit të përditësuar të remonteve dhe revizioneve duke respektuar në tërësi obligimet kontraktuale ndaj furnizuesit publik.

    Për më tepër, sot kemi zëvendësuar prodhimin e kësaj njësie nga deponimet në KESH dhe KEK momentalisht është duke ofruar kapacitetin në dispozicion prej rreth 515 MWh/h. Pra sasia e ofruar nga KEK për furnizuesin publik është po e njëjta që është ofruar edhe dje. Ndërkohë që janë duke u bërë përgatitjet e nevojshme që njësia A3 të rikthehet në operim sipas planifikimit”, thuhej në komunikatën e KEK.

    E nëse çmimet në tregjet ndërkombëtare vazhdojnë të rriten, mund të shtrenjtohet energjia edhe më shumë në Kosovë. Me një situatë të tillë është përballur vendi edhe në fillim të këtij viti.

    Kryesuesi Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Zejnullahu, tha para dy ditësh se aktualisht nuk janë plotësuar kriteret për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave, por nuk përjashtohet një gjë e tillë në të ardhmen.

    Zejnullahu s’e ka përjashtuar mundësinë që rryma të shtrenjtohet sërish.

    “Ato varen prej çmimeve të importit dhe çmimet e importit varen prej bursave ndërkombëtare, prandaj kurdo që plotësohen kërkesat ligjore, aktualisht ende s’janë plotësuar për shqyrtim të jashtëzakonshëm edhe për këtë vit. Ne e kemi përmbyllur një shqyrtim të jashtëzakonshëm në shkurt të këtij viti dhe jemi duke pasur një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike. Jemi duke përgatitur për furnizim me energjie elektrike edhe për vitin e ardhshëm me potencialet që i kemi me gjeneratorët vendor…Legjislacioni e thotë ashtu, kurdo duhet të reflektohen kostot. Ne në përfundim të vitit të kaluar e kemi hapur shqyrtimin e jashtëzakonshëm dhe kemi përmbushur në shkurt të këtij viti. Aktualisht deri më tani nuk janë plotësuar kërkesat ose kriteret ligjore për një shqyrtim tjetër të jashtëzakonshëm. Prandaj kjo është përgjigja që mundem me dhënë deri në këtë moment. Por përjashtim nuk bëhet kurdo herë, pasi nuk varen prej ZRrE-së dhe prej çmimeve të energjisë dhe gazit”, deklaroi Zejnullahu.

    Ndryshe, tarifat e shtrenjta kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt dhe do të jenë në fuqi deri më 31 mars të vitit të ardhshëm.

    Me këto tarifa, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kWh energji përballen me shtrenjtim të energjisë.

    Këta konsumatorë do të duhet të paguajnë 5.9 centë për tarifën e ultë dhe 12.52 centë për tarifën e lartë.

    Ata që do të shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kWH nuk do të faturohen me çmimin e ri, derisa ata që e kalojnë 800 kWh, me çmimin e ri do t’iu llogaritet vetëm sasia e harxhuar mbi këtë vlerë.

    “Tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët jo familjarë, në kuadër të Shërbimit Universal do të mbesin të njëjta si vitin e kaluar. Tarifat për konsumatorët familjarë, për nivelin e konsumit deri në 800 kWh në muaj, do të mbesin të njëjta, ndërsa diferenca e konsumit mbi 800 kWh për muaj, do të faturohet me tarifën e ulët (gjatë natës) prej 5.9 cent dhe tarifën e lartë (gjatë ditës) prej 12.52 cent”, kishte njoftuar ZRRE.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Ekonomi16 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve, ai është pritur nga kryetari i AKB-së, Agim Shahini. “Kosova...
    Ekonomi16 Maj 2024
    Rreth gjysmë miliardë euro arrin shuma e përgjithshme e investimeve direkte amerikane në Kosovë në dekadën e fundit, bazuar në statistikat e...
    Ekonomi14 Maj 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me Komunën e Malishevës. Memorandumi kap vlerën e 697 mijë eurove dhe...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s. Forcat Detare të Shqipërisë kanë dërguar edhe anijen e dytë në...
    Lajme19 Maj 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës ka votuar të dielën për shkarkimin e kryetarit Imer Zeqiri. Për shkarkimin e tij, Zeqiri e kuptoi...
    Lajme19 Maj 2024
    Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Babai dhe nëna e Thaçit ishin sot për...
    Lajme19 Maj 2024
    Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia zyrtare e dërgimit në Kosovë të trupave të...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video nga takimi dhe konferenca e përbashkët me Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Diplomaci Publike, Liz...
    Lajme19 Maj 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në Zvicër është takuar me diasporën atje, të cilët i ka falënderuar për mikëpritjen. Ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.