×
  • Vip
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Intervista e vitit 1995 e Princeshës Diana: BBC do ti paguajë kompensim ish-dados së William dhe Harry

    FrontOnline
    21 Korrik 2022

    BBC ka njoftuar se korporata e transmetimit ka rënë dakord t’i paguajë “kompensim të konsiderueshëm” ish-dados së princave të Britanisë William dhe Harry për intervistën shumë të kritikuar të transmetuesit në 1995 me nënën e tyre, Princeshën e ndjerë Diana.

    Vendimi për të kompensuar Tiggy Legge-Bourke, tani Alexandra Pettifer, u mor për shkak të pretendimeve të rreme të bëra për të nga gazetari i BBC Martin Bashir për të marrë një intervistë. Në të, Diana rrëfeu për një lidhje dhe zbuloi detajet intime të martesës së dështuar me trashëgimtarin britanik të fronit, Princin Charles.

    Vitin e kaluar, një raport arriti në përfundimin se Bashir mashtroi vëllanë e Dianës që të organizonte një takim me princeshën duke i dhënë atij deklarata të rreme bankare që tregonin se Diana ishte përgjuar nga shërbimet e sigurisë dhe se dy ndihmës ishin paguar për të nxjerrë informacione rreth saj. Raporti zbuloi se transmetuesi mbuloi mashtrimin.

    “BBC ka rënë dakord t’i paguajë një kompensim të konsiderueshëm zonjës Pettifer,” tha drejtori i përgjithshëm i BBC, Tim Davie.

    “Dëshiroj të shfrytëzoj rastin t’i kërkoj falje publike asaj dhe në të njëjtën kohë t’i kërkoj falje Princit të Uellsit dhe Dukës së Kembrixhit dhe Sussex-it për mënyrën në të cilën u mashtrua Princesha Diana”.

    Mediat lokale raportuan se avokati i BBC-së i tha një gjykate në Londër se kompania televizive e pranoi faktin që akuzat ndaj dados ishin “plotësisht të pabaza”.

    Davie tha gjithashtu se BBC i vjen keq që nuk arriti t’i vërtetojë faktet menjëherë pas transmetimit të intervistës, domethënë në një kohë kur “kishte shenja të caktuara që tregonin se intervista mund të ishte marrë në mënyrë jo të duhur”.

    Ai shtoi se BBC ka vendosur që nuk do ta shfaqë më intervistën dhe as nuk do të licencohet për transmetuesit e tjerë.

    Në fillim të këtij viti, BBC gjithashtu ra dakord t’i paguante shuma të konsiderueshme ish-sekretarit privat të Dianës, Patrick Jephson, për një intervistë të diskutueshme. Bashir kërkoi falje për deklaratat e rreme, por tha se i qëndron informacionit që kishte çerek shekulli më parë dhe se nuk beson se kjo e ka shtyrë Dianën t’i japë intervistën./FrontOnline/

     

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë tha se avionët e NATO-s që gjenden në shtetet e Baltikut duke të rrëzojnë dronët rusë që...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Drejtoresha për Sistem dhe Politika Shëndetësore në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me vërejtje ndaj sistemit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut. Ajo thotë...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ish-kryetari i PS dhe ish kryeministri shqiptar, Fatos Nano përsëri me probleme shëndetësore. Dy burime të pavarura nga njëri-tjetri, i konfirmuan Top...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.