×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

    FrontOnline
    06 Korrik 2022
    • 08:30Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit organizon takim publik me institucione, organizata dhe grupe të ndryshme interesi, me qëllim të diskutimit dhe marrjes së komenteve lidhur me Draft Strategjinë për Arsim 2022-2026. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

    • 09:00Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) organizon Konferencën për Bashkëpunim Komunal Ndërkombëtar. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

    • 10:00Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin plotësues të Komisionit për Legjislacion, për Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

    • 10:00Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin Vjetor Financiar i Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, shqyrton raportin vjetor financiar i Agjencisë për Informim dhe Privatësi, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

    • 11:00Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Traktit mbi ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

    • 13:00Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës)

    • 13:30EULEX-i do ta prezantojë Raportin Monitorues të tij “Vlerësimi i trajtimit të rasteve të dhunimit nga sistemi i drejtësisë në Kosovë”, i cili ofron një vlerësim preliminar për mënyrën se si i trajton sistemi i drejtësisë në Kosovë rastet e dhunimit. (Hotel “Swis Diamond”)

    • 14:30Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, viziton Komunën e Drenasit. Pas takimit, bashkë me kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci, Krasniqi do të vizitojë punimet në ndërtimin e urës në Dobroshec, ngritjen e kapaciteit të ujësjellësit në Çikatovë të Vjetër dhe ndërtimin e kolektorit për grumbullimin e ujërave të zeza në Drenas. (Drenas)

    • 18:00Klubi i Futbollit “Gjilani” mban konferencë për medie para nisjes së ciklit eleminator në UEFA Conference League. Flasin kryetrajneri Zekirija Ramadani dhe Albert Dabiqaj, futbollist. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

       

    • 18:00Mbahet akademi përkujtimore kushtuar, ish ushtarit të UÇK-se, ish gazetarit dhe themeluesit te portalit Veriu.info, të ndjerit Blerim Zhabari. (Shtëpia e Kultures, Vushtrri)

    • 18:30SC “Gjilani” mban seancën e fundit stërvitore para ndeshjes ndaj FK Liepaja, e cila do të zhvillohet të enjten më 7 korrik. 30 minutat e para të hapura për medie. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

       

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se nëse draft statuti i Asociacionit nuk dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para 16 majit,...
    Lajme30 Prill 2024
    Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të nis një udhëtim në Evropë, ku do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë. Për vizitën...
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza do të...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sociacionin e ka quajtur “përbindësh”. “Pjesa e fundit e kushtëzimit është ai neni 7...
    Sport30 Prill 2024
    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit...
    Lajme30 Prill 2024
    Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron zgjedhje. Ai ka...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të merret me çështjen e njohjes së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.