×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Arrestohet 60-vjeçari në Kaçanik, i gjenden armë e fishekë

    FrontOnline
    30 Qershor 2022

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orëve të pasdites ka arrestuar një person të dyshuar në Kaçanik.

    I njëjti sipas Policisë, është arrestuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve.

    Ndaj tij është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë.

    Komunikata e plotë:

    Me datën 29.06.2022 rreth orës 18:00, policia në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion se një person posedon armë zjarri.

    Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të Prokurorit pë Krime të Rënda nga  Prokuroria Themelore e  Ferizajt,  në fshatin Begracë të Kaçanikut ka ndaluar personin e dyshuar me inicialet F.L (M/K) i moshës 60 vjeçar, tek i cili gjatë kontrollimit i është gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me një karikator dhe 8 fishekë.

    I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, në ora 19:15, pas një kontrolli në shtëpinë e tij,  i është gjetur edhe arma e dytë, armë automatike me një karikator dhe 3 fishekë.

    Si prova materiale armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa me vendim të Prokurorit të rastit ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”./Front Online

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Kronika28 Prill 2024
    Gjuajtje me armë ka pasur në mes të fshatit Landovicë dhe Gjonaj të Prizrenit. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në...
    Lajme28 Prill 2024
    Ish-kryetari i Pejës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçi, ka ndërruar jetë sot. Qendra në Pejë e Lëvizjes Vetëvendosje ka...
    Lajme28 Prill 2024
    Është java e dytë, që Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubime me bashkatdhetarët në Gjermani e Austri. Këtë të shtune LDK...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Qëndrimi i Donald Trump ndaj Ukrainës “nuk është aq bardh e zi sa mendojnë disa njerëz”, tha ministri i Jashtëm polak. Ish-presidenti...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Papa Françesku, pas shtatë muajsh këtë të diel bëri udhëtimin e tij të parë jashtë Romës. Ai kishte një vizitë të ngjeshur...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Një sulm ajror synoi një shtëpi në lagjen Brazil, një zonë me popullsi të dendur në lindje të Rafah. Mijëra njerëz kanë...
    Lajme28 Prill 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim. IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj...
    Kronika28 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin J.SH, i dyshuar se ka marr pjesë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Lajmi është bërë i ditur për Front Online nga Drejtoria Rajonale e Policisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.