×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku tubim përkrahës në Gjermani për kandidatin e CDU-së, David McAllister

    FrontOnline
    28 Prill 2024

    Është java e dytë, që Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubime me bashkatdhetarët në Gjermani e Austri.

    Këtë të shtune LDK organizoi tubim me bashkatdhetarët në Hamburg të Gjermanisë, ku nga këtu pati edhe thirrje nga i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku që të votohet eurodeputeti David McAllister në zgjedhjet e ardhshme, si mik i madh i Kosovës dhe zë i saj në Parlamen.

    ‘’David ka qenë më shumë se një aleat; ai ka qenë një mik i vërtetë i Kosovës. Përpjekjet e tij në Parlamentin Evropian kanë qenë të rëndësishme në sjelljen e çështjeve tona në ballë, duke mbrojtur interesat tona dhe duke siguruar që zëri ynë të dëgjohet në sallat ku merren vendimet për të ardhmen tonë. David McAllister i ka qëndruar pranë Kosovës në kohë sfidash dhe festash. Ai ka punuar pa u lodhur për të promovuar integrimin tonë evropian, ka argumentuar me pasion për njohjen e sovranitetit tonë dhe ka mbështetur iniciativat që na sjellin më pranë anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian’’, deklaroi Abdixhiku.

    Sipas Abdixhikut çdo votë për eurodeputetin David, është një hap drejt forcimit të një miqësie që i kapërcen kufijtë.

    ‘’Është një votë për një Evropë që njeh dhe respekton Kosovën. Është një votë për avokim të vazhdueshëm, për politika nga të cilatpërfitojnë familjet tona, ëndrrat tona dhe brezat tanë të ardhshëm në vendlindje’’.

    McAllister aktualisht kryeson Komisionin për Pune të Jashtme të PE-së. Partia e tij, Unioni Kristian Demokrat CDU, është anëtare e Partive Popullore Evropiane ku është edhe LDK-ja.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme14 Maj 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se po punohet që Kosova të futet në agjendën e takimit të ministrave...
    Kronika14 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një zyrtare policore është gjetur sot pa shenja jete dhe dyshohet se...
    Lajme14 Maj 2024
    Shtetet e QUINT-it kanë reaguar pasi Kosova nuk ia ka lejuar hyrjen në territorin e Republikës, Patriarkut Porfirije të Kishës Ortodokse Serbe....
    Të tjera
    Lajme14 Maj 2024
    Policia e Rajonit të Gjilanit ka ndaluar dje një shofer i cili kishte hyrë në rreth rrotullim nga ana e kundërt, duke...
    Lajme14 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar 102 shqiptarët e ekzekutuar në masakren e Qyshkut, Zahaqit e...
    Sport14 Maj 2024
    Javier Tebas, president i La Ligas, e ka dhënë një intervistë për të përditshmen argjentinase “Olé”, në të cilën e ka bërë...
    Bota/Rajoni14 Maj 2024
    Me rastin e 76-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Izraelit, Tamar Ziv, ambasadore e Shtetit të Izraelit në Prishtinë, e ka falënderuar...
    Lajme14 Maj 2024
    Një aksion simbolik është mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës. Përmes këtij aksioni, është kundërshtuar heqja e emrit të Hasan Prishtinës, nga...
    Lajme14 Maj 2024
    Profesori i komunikacionit, Naser Lajqi tregon se mos përfundimi i projekteve në masë të madhe rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion. “Nuk mund të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.