×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Papa Françesku viziton Venecian, thotë se puna e tij nuk është e lehtë

    FrontOnline
    28 Prill 2024

    Papa Françesku, pas shtatë muajsh këtë të diel bëri udhëtimin e tij të parë jashtë Romës.

    Ai kishte një vizitë të ngjeshur në Venecia, ku përfshiu një ekspozitë ari, një burg dhe një meshë.

    87-vjeçari pranoi se jeta mund të jetë e vështirë, raporton Reuters.

    I penguar nga periudhat e fundit të sëmundjes, Papa lexoi tre fjalime dhe një predikim gjatë qëndrimit të tij pesë-orësh, duke lëvizur nëpër qytetin e lagunës me karrige me rrota, karrocë golfi dhe me motor.

    Ndonëse dukej mirë dhe fliste me zë të qartë, ai bëri gjithashtu një pranim të rrallë për sforcimet e punës.

    “Ju lutem lutuni për mua sepse kjo punë nuk është e lehtë”, u tha ai mijëra besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Markut.

    Ai e nisi ditën duke fluturuar me helikopter për në një burg të grave ku Vatikani ka ngritur një ekspozitë që është pjesë e Bienales së Venecias — një shfaqje prestigjioze ndërkombëtare e artit që nuk është vizituar kurrë nga një papë më parë.

    Vendimi i pazakontë për të vendosur pavijonin e Selisë së Shenjtë në një burg theksoi thirrjet e përsëritura të Françeskut që shoqëria të mblidhet rreth të varfërve dhe të lënë pas dore, përfshirë popullsinë e burgjeve.

    “Burgu është një realitet i ashpër dhe probleme të tilla si mbipopullimi, mungesa e objekteve dhe burimeve, si dhe episodet e dhunës, shkaktojnë shumë vuajtje. Por ai mund të bëhet gjithashtu një vend i rilindjes morale dhe materiale”, tha ai.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Maj 2024
    Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Peter Stano, ka thënë se mbetet i qartë qendrimi i Bashkimit Evropian për...
    Bota/Rajoni14 Maj 2024
    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur besim të plotë në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë lidhur me shifrat...
    Bota/Rajoni14 Maj 2024
    Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Stajkovcë të Shkupit. Jozyrtarisht sipas Klanit në Maqedoni, raportohet se një burrë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Maj 2024
    Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Stajkovcë të Shkupit. Jozyrtarisht sipas Klanit në Maqedoni, raportohet se një burrë...
    Lajme14 Maj 2024
    Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se janë nënshkruar kontratat për subvencionim për strehimoret dhe organizatat që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare. Me...
    Lajme14 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci kanë qëndruar në...
    Bota/Rajoni14 Maj 2024
    Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë efektivi i policisë Novruz Cenaliaj në...
    Sport14 Maj 2024
    Manchester United luajti të dielën e javës së kaluar ndaj Arsenalit në kuadër të javës së 37-të në elitën e futbollit anglez....
    Lajme14 Maj 2024
    Gjinekologu i njohur drenicas, Jakup Dobranja ka humbur jetën sot në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, konkretisht...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.