Një femër nga Kamenica ka raportuar në polici se është kërcënuar nga një mashkull.
Në raportin 24-orësh është bërë e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00.
“Kamenicë 26.06.2022-16:00. Me 26.06.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit është kërcënuar verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje“, njofton policia.