×
  • Sport
  • Sport

    Katër vjet nga vdekja tragjike e basketbollistit, Gazmend Sinani

    FrontOnline
    23 Qershor 2022

    Sot janë bërë katër vjet nga vdekja e ish-basketbollistit të njohur, Gazmend Sinani, i cili kishte humbur jetën në një aksident trafiku.

    Gazi ishte shembull se si luftohet për fanellën e skuadrës dhe të Përfaqësueses së Kosovës. Krahas një shpirti luftarak në parket Gazi ishte i dashur nga tifozët dhe bashkëlojtarët. Sinani mbetet shembull për të gjithë, përcjell FrontOnline.

    Ai ishte anëtar i Kombëtares së Kosovës, që nga pranimi i FBK-së në FIBA, ndërsa fanella me numër 15 është pensionuar përgjithmonë nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

    Kosova përveç që humbi një basketbollist të shkëlqyer, humbi edhe një djalë të jashtëzakonshëm.

    Kujtimi për Gazin do të mbetet përgjithmonë.

    Gazmend Sinani ishte 27 vjeçar. Pasi kaloi grupmoshat e reja në Prishtinë, karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja.

    Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone. Më 2017/18 luajti në ligën elite në Angli/FrontOnline/

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Sport08 Maj 2024
    Tash e disa muaj, Sandro Tonali është larg futbollit, sepse është suspenduar për disa muaj për shkak të basteve të vëna në...
    Sport08 Maj 2024
    “I çrregullt dhe zhgënjyes”. Me këto fjalë e përditshmja “L`Equipe” ka vlerësuar paraqitjen e Kylian Mbappe-s në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit. Në...
    Sport08 Maj 2024
    Pas gjysmëfinales së parë kthyese ndërmjet PSG-së dhe Borussia Dortmundit (0-1), sonte Liga e Kampionëve vjen me superpërballjen Real Madrid-Bayern Munich. ‘Los...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti kujtoi sot një “letër garancie” që ai, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca ua paraqitën bashkësisë ndërkombëtare, ku...
    Lifestyle08 Maj 2024
    Dashi Ka disa gabime të cilat duhet ti vlerësoni më mirë dhe gjithashtu duhet të tregoheni më të kujdesshëm në vendin e...
    Lajme08 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka miratuar pesë rregullore për funksionalizmin e Agjencisë për Informacionin e Klasifikuar, raporton Ekonomia Online. Kryeministri Albin Kurti ka...
    Lajme08 Maj 2024
    Zv/ ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është deklaruar para gazetarëve pas intervistimit nga Prokuroria Speciale në lidhje me ndërtimin e rrugës Prishtinë-...
    Lajme08 Maj 2024
    Në mbledhjen e 203 të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka folur edhe rreth kushtëzimit me Asociacion për anëtarësim në Këshillin...
    Lajme08 Maj 2024
    Mëngjesin e sotëm, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e nisi me homazhe te lapidari i fshatit Saradran të Istogut, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.