×
  • Sport
  • Sport

    Alain Giresse reagon pas humbjes së Kosovës nga Greqia: Kjo ndeshje e kompplikon punën, sot u ndje mungesa e lojtarëve

    FrontOnline
    12 Qershor 2022

    Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur sonte në Volos të Greqisë.

    Në “Panthessaliko Stadium”, “Dardanët” ishin sonte mysafirë të Greqisë, shkruan FrontOnline.

    Ndeshja e vlefshme për grupin 2 të Ligës C të Kombeve i takoi helenëve 2:0.

    Kosova pëson humbje të hidhur nga Greqia në “Panthessaliko Stadium”

    Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Alain Giresse e “pranon” në njëfarë mënyre humbjen me Greqinë, duke deklaruar se këto janë mundësitë e “Dardanëve”.

    “Kjo ndeshje e komplikon punën. Ishte shumë e vështirë përballë Greqisë. Nuk e patëm në kontroll topin, kishim shumë vështirësi, sidomos gjatë pjesës së parë. Tentuam pak në pjesën e dytë, por nuk ia dolëm”, tha fillimisht Giresse në SSK, përcjell FrontOnline.

    “Duhet të punojmë shumë për t’u përmirësuar, për të rritur potencialin e lojtarëve. Sot u ndie mungesa u lojtarëve. Kemi nevojë për kontributin e gjithsecilit për të përballuar një ekip si Greqia”, tregoi ai.

    Zyrtare: Kosova nuk ka gjasa për pozitën e parë, Greqia matematikisht është fituese e grupit

    “Kemi tentuar të ndryshojmë lojën gjatë pjesës së dytë, kemi tentuar të ndryshojmë formacionin, por gjendja e tillë është, duhet të shohim përpara”, shtoi francezi.

    Ndryshe, Kosova e mbyll muajin qershor me dy fitore dhe dy humbje në Ligën e Kombeve./FrontOnline/

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Sport22 Qershor 2024
    Belgjika ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Rumanisë e cila ishte e para për ta në Euro 2024 pas humbjes që...
    Sport22 Qershor 2024
    Belgjika ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Rumanisë e cila ishte e para për ta në Euro 2024 pas humbjes që...
    Sport22 Qershor 2024
    Belgjika e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Rumanisë (1:0), në ndeshjen e Grupit E. Belgët kanë bërë një nismë...
    Të tjera
    Vip22 Qershor 2024
    Modelja tejet e dashur nga publiku, Adrola Dushi, e ftur në një emission televiziv tregon se që e vogël e ka ndihmuar...
    Lajme22 Qershor 2024
    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, për FrontOnline, thotë se Sigurimi Shëndetësor për Policinë e Kosovës, ka qenë nevojë e përhershme,...
    Sport22 Qershor 2024
    Ish futbollisti i njohur gjerman, Mario Basler, ka thënë fjalë të mëdha për Granit Xhakën para ndeshjes mes Zvicrës dhe Gjermanisë. Basler...
    Sport22 Qershor 2024
    Pas fitores mbresëlënëse 3:0 ndaj Turqisë në Dortmund, trajneri i Portugalisë, Roberto Martínez, shprehu kënaqësinë e tij për paraqitjen e skuadrës dhe...
    Sport22 Qershor 2024
    Cristiano Ronaldo ka thyer një rekord historik në Euro 2024 teksa me asistimin e bërë në golin e tretë të Portugalisë ndaj...
    Lajme22 Qershor 2024
    Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, nesër do të qëndrojë në Kosovë ku do shkojë në takim në selinë e LDK-së ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.