×
  • Vip
  • Vip

    Rita Ora publikon foto nga vizita në Kosovë në kuadër të UNICEF-it, bën thirrje për bamirësi

    FrontOnline
    12 Qershor 2022

    Ngjarja vjetore e bamirësisë në Britani të Madhe, Soccer Aid e UNICEF ​​po rikthehet për ndeshjen e tij të 11-të bamirëse të dielën më 12 qershor.

    Eventi për Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) është rikthyer për herë të 11-të, duke premtuar se “do të shfrytëzojë fuqinë e futbollit për të ndihmuar që fëmijët të rriten të lumtur, të shëndetshëm dhe të aftë për të luajtur”.

    Këngëtarja tash e sa vite shërben si ambasadore e organizatës më të madhe bamirëse në botë, UNICEF, në kuadër të shumë iniciativave bamirëse që ajo i ka mbështetur falë ndikimit që ka si një artiste globale.

    “Soccer Aid” është sot. Nëse mundeni, dhuroni për këtë kauzë mahnitëse me UNICEF UK. E kam parë se ku janë shpenzuar paratë, si në vizitën time në Kosovë në vitin 2019!”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit.

    Ngjarja bamirëse u krijua nga Robbie Williams në vitin 2006 dhe ka bashkuar të famshëm dhe legjenda të futbollit nga e gjithë bota – vitin e kaluar Soccer Aid for Unicef ​​mblodhi një rekord prej 13 milionë funtesh (15.2 milionë euro).

    Këtë vit, fokusi i tij është në Ukrainë dhe 7.5 milionë fëmijë të prekur aktualisht nga pushtimi rus.

    NË One Stop Shop të Petrol Company, ZBRITJE QË T’I MERRË MENDTË!
    Nga Rubrika
    Vip11 Shtator 2024
    Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Edona James vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në...
    Vip11 Shtator 2024
    Brikenda sot po feston ditën e lindjes. Nuk munguan urimet e shumta nga miq e familjarë, shkruan “Kosovarja”. Edhe disa nga ish-banorët...
    Vip11 Shtator 2024
    Në një intervistë të fundit për Time Out London, Rita Ora, ylli i pop-it shqiptar që ka pushtuar skenën ndërkombëtare, ndau mendimet...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.