×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    MINT: Nuk do të ketë nevojë për mbylljen e pompave të derivateve

    FrontOnline
    10 Qershor 2022

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) thotë se nuk do të ketë nevojë për mbylljen e pompave të derivateve, ashtu siç është paralajmëruar nga naftëtarët.

    Kjo pasi, siç kanë thënë në ministri, në ligjin e ri të naftës do të përfshihen edhe nevojat për operimin e bizneseve.

    Po ashtu, nga MINT-i kanë bërë të ditur se janë në përmbyllje të konsultimeve dhe se së shpejti do të miratohet akti nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse.

    “Jemi në përmbyllje të konsultimeve. Do të miratohet akti për mënyrën e rregullimin e çmimeve të naftës. Paralelisht vendosim për rregullimin e çmimeve”, kanë thënë nga ky dikaster për Telegrafin.

    “Nuk do të ketë nevojë të mbyllen pompat e derivateve, sepse do të marrim parasysh nevojat për operimin e bizneseve. Gjithsesi naftëtarët duhet të veprojnë sipas ligjit”.

    Sipas raportimeve në media, ligji i ri parasheh kufizime në fitimet e naftëtarëve.

    Me këtë nuk është pajtuar Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, e cila pas një mbledhje të mbajtur të enjten, i ka dërguar letër Qeverisë me anë të së cilës paraqitur dy kërkesa.

    Nëse këto kërkesa nuk merren parasysh nga ana e Qeverisë, atëherë kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin masa, përfshirë edhe mbylljen e pikave të derivateve në tërë vendin./Front  Online

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se nëse draft statuti i Asociacionit nuk dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para 16 majit,...
    Lajme30 Prill 2024
    Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të nis një udhëtim në Evropë, ku do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë. Për vizitën...
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza do të...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sociacionin e ka quajtur “përbindësh”. “Pjesa e fundit e kushtëzimit është ai neni 7...
    Sport30 Prill 2024
    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit...
    Lajme30 Prill 2024
    Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron zgjedhje. Ai ka...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të merret me çështjen e njohjes së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.