×
  • Kronika
  • Kronika

    I shqiptuan gjobë në trafik, 42-vjeçari i dehur sulmon fizikisht zyrtarët policorë në Gjakovë

    FrontOnline
    25 Maj 2022

    Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

    E një rast i tillë është raportuar në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku një 42-vjeçar ka sulmuar zyrtarët policorë, të cilët e kishin ndalur për t’i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.

    Sinjali mëson se i dyshuari nuk kishte pranuar që të bashkëpunoj me Policinë dhe më pas kishte filluar që t’i sulmojë policët fizikisht, me ç’rast njëri nga zyrtarët policorë pësoi lëndime trupore, për çka u desh të kërkonte ndihmë mjekësore.

    Posa panë rrezikun që po u kanosej nga qytetari, policët morën masa parandaluese duke e arrestuar dhe duke e shoqëruar në Stacion Policor për intervistim, por që 42-vjeçari nuk është deklaruar lidhur me rastin për shkak se ishte në gjendje të dehur.

    Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurorit, me urdhër të të cilit 42-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Kronika11 Shtator 2024
    Pasditen e djeshme në Mitrovicën Jugore është arrestuar një person pasi dyshohet se e ka dhunuar një femër. Me vendim të prokurorit,...
    Kronika11 Shtator 2024
    Shtëpia e një burri në fshatin Dobërqan të Gjilanit është bastisur nga njësia policore. Gjatë kontrollit, policia njofton se ka gjetur dhe...
    Kronika11 Shtator 2024
    Një burrë në Podujevë ka njoftuar policinë se kishte pranuar një thirrje telefonike kërcënuese nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut. Sipas...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.