Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prishtinë, ku një 26-vjeçar është kapur me drogë.
Sinjali mëson se njësia patrulluese ka qenë duke bërë kontrolle rutinë, me ç’rast është ndaluar vetura e personit të dyshuar.
Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur tek 26-vjeçari një sasi të dyshuar me substancë narkotike.
I dyshuari është shoqëruar në Stacion Policor për intervistim dhe ndaj tij, me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge’.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.