×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ZRrE: E kemi pranuar vendimin e Apelit, do ta zbatojmë brenda afateve

    FrontOnline
    18 Maj 2022

    Gjykata e Apelit sot e ka aprovuar si të bazuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për shtyrjen e tarifave të reja të energjisë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

    Në njoftimin e Gjykatës së Apelit, thuhet se ankesa e ZRrE-së është refuzuar si e pabazuar, teksa në njoftim thuhet se gjykata gjithashtu gjeti se shtyrja e ekzekutimit të vendimit nuk është në kundërshtim me interesin publik.

    “Përkundrazi, shtyrja e ekzekutimit të këtij vendimi, më së shumti i shërben ruajtjes së interesit publik, përkatësisht të interesit të ekonomive familjare në Kosovë si konsumatorë shumicë të shfrytëzimit të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

    Lidhur me këtë aktvendim të Apelit, FrontOnline ka kërkuar përgjigje edhe në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), se cilët do të jenë hapat e këtij dikasteri tash e tutje.

    Nga ZRrE-ja, kanë thënë se tashmë e kanë pranuar aktvendimin e Apelit, dhe se do të ndërmarrin veprime për zbatimin e këtij aktvendimi.

    “Sot pasdite, ZRrE-ja e ka pranuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe brenda afateve të përcaktuara ligjore do të ndërmerr veprime për zbatimin e këtij aktvendimi”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së, për FrontOnline.

    I gjithë procesi në Gjykatë nisi pas padisë së ngritur nga Partia Demokratike e Kosovës, me arsyetimin se shtrenjtimi i rrymës dëmton qytetarët e vendit.

    Kështu, më 9 prill Gjykata mori vendim për pezullim, por pavarësisht kësaj, qytetarët e Kosovës edhe këtë në muajin prill janë faturuar me çmime të rritura.

    ZRRE-ja, duke u thirrur në Ligjin për konfliktet administrative, pati deklaruar se “aktvendimi i shkallës së parë nuk bëhet i formës së prerë dhe praktikisht nuk është i plotfuqishëm dhe i ekzekutueshëm”.

    ZRRE-ja, në vazhdën e krizës globale energjetike, ka miratuar faturat me rritje më 8 shkurt, të cilat ka thënë se do të jenë të vlefshme deri më 31 mars, 2023.

    Me këto tarifa, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovatë rrymë në muaj, paguajnë më shtrenjtë./FrontOnline

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Politikani serb Boban Bogdanoviç, i larguar nga vendi i tij, siç thotë ai, për çështje sigurie bëri një koment në rrjetin X,...
    Lajme05 Maj 2024
    Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka shpallur kandidaturën e tij që të jetë emisar i Bashkimit Evropian (BE), për dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë...
    Lajme05 Maj 2024
    Nga Bashkësia Islame po e kundërshtojnë fuqishëm projektligjin për Kodin Civil. Teologu Florim Flugaj ka theksuar për “Expose” se si Bashkësi Islame...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....
    Lajme05 Maj 2024
    Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shkruar të dielën në Facebook se në Leposaviq ka pasur tentativë vrasjeje...
    Lajme05 Maj 2024
    Është paraqitur në Stacioni Policor në Rahovec, zyrtarja policore e cila ishte raportuar e zhdukur më 1 maj. Lajmin për Frontonline e...
    Sport05 Maj 2024
    Liverpooli ka arritur të shënojë fitore ndaj Tottenhamit në kuadër të xhiros së 35-të në Premierligë. Ndeshja përfundoi me rezultat 4-2 në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.