×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia publikon fotografitë e dy personave në kërkim: Janë recidivist me të kaluar kriminale

    FrontOnline
    18 Maj 2022

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, me qëllim lokalizimin e tyre, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

    Personat e dyshuar janë: “Xhevat Hamit Thaqi Dl.09.05.1975 nga Guri i Kuq –Rahovec me banim ne rrugën “Mithat Frashëri Nr.257 në Gjakovë i identifikuar me numër personal 1013426917 dhe Safet (Sadri) Gashi Dl.08.05.1986 me banim në rrugën Bajram Curri në Gjakovë i identifikuar me numër personal 1232695648”, njofton policia.

    Sipas policisë personat që po kërkohen janë recidivist me të kaluar kriminale.

    “Lidhur me rastin penal “Kanosje” pranë Sektorit te Hetimeve Rajonale ne Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ne lidhje me rastin në fjalë, ku gjatë veprimeve hetimore janë identifikuar të dyshuarit e lartcekure të cilët me veprimet e tyre të kundërligjshme kanë kanos zyrtarin policor dhe me pas janë larguar në drejtim te panjohur.

    Në lidhje me rastin nuk është arrite të sigurohet prezenca e personave në fjalë dhe përkundër se janë kërkuar në shtëpitë e tyre dhe disa lokacione dhe ju është dërguar ftesa nga ana e njësitit të hetimeve të njëjtit nuk i janë përgjigjur ftesës se policisë.

    Te dyshuarit në fjalë të cilët janë në kërkim nga ana e Policisë se Kosovës janë recidivist me të kaluar kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar te paraqitur në fotografitë e bashkangjitura, të lajmërojnë Policinë e Kosovës Gjakovë apo stacioni më i afërt policor”, thuhet në apelin e policisë.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se nëse draft statuti i Asociacionit nuk dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para 16 majit,...
    Lajme30 Prill 2024
    Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të nis një udhëtim në Evropë, ku do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë. Për vizitën...
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza do të...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sociacionin e ka quajtur “përbindësh”. “Pjesa e fundit e kushtëzimit është ai neni 7...
    Sport30 Prill 2024
    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit...
    Lajme30 Prill 2024
    Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron zgjedhje. Ai ka...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të merret me çështjen e njohjes së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.