×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Publikohet lista preliminare me fituesit e 70 banesave sociale në Gostivar

    FrontOnline
    17 Maj 2022

    70 persona nga grupet e sociale të cenueshme në Gostivar do të marrin banesa të ndërtuara përmes Programit për ndërtimin dhe mbajtjen e banesave në pronësi të shtetit.

    Sistemimi preliminar i banesave është kryer sot, ndërsa lista përfundimtare do të publikohet pasi Komisioni kompetent do t’i bëjë kontrollet e detajuara të personave në listën preliminare.

    Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski informoi se deri në fund të afatit për dorëzimin e dokumentimit të nevojshëm, në Qendrën për punë sociale në Gostivar kanë aplikuar gjithsej 190 qytetarë, ndërsa 74 kishin dokumentacion të kompletuar.

    “Kjo është një prej mënyrave si kjo Qeveri mban llogari për kujdesin e familjeve të rrezikuara dhe sigurojmë se me këto vendime dhe politika do të vazhdojmë edhe në periudhën në vijim, për shkak të kushteve më të mira dhe sigurimit të jetës dinjitoze për të gjithë qytetarët. Qeveria dhe komunat, të gjithë së bashku duhet të punojmë për ta ulur hendekun social midis qytetarëve”, tha Boçvarski.

    Ai paralajmëroi se në periudhën në vijim do të shpallen thirrje publike për sistemimin e edhe 132 banesave, nga të cilat 48 në Probishtip, 36 në Vinicë dhe 48 në Shën Nikollë. Në fazë përfundimtare është ndërtimi i ndërtesave sociale në Negotinë, Demir Kapi dhe Gjevgjeli, ndërsa në mënyrë aktive, siç tha Boçvarski, në Butel, Veles, Koçan, Pehçevë dhe Saraj.

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.