×
  • Ekonomi
  • Biznes

    Kosova pritet të ketë rritje ekonomike vetëm 4%, BERZH tregon pse

    FrontOnline
    15 Maj 2022

    Faktori kryesor që po rritë ekonominë e Kosovës sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim po dalin të jenë remitencat nga mërgata dhe marrja e kredive nga qytetarët.

    10.5% ishte rritja ekonomike e Kosovës në vitin 2021 dhe kjo nga ekzekutivi u numërua si një nga sukseset më të mëdha.

    Por dyshifrore kjo rritje s’pritet të jetë këtë vit. Kjo sipas asaj që thonë për Kosovën, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. 4% është rritja ekonomike që po parashihet se do ta ketë Kosova në vitin 2022. Për këtë shifër BERZH tregon edhe arsyet.

    Dy muajt e parë të vitit u karakterizuan nga vazhdimësia e  rritjes së fuqishme vjetore të marrjes se  kredisë prej 16 për qind dhe remitancat  apo te ardhurat nga diaspora me (30 për qind mbi atë para pandemisë).

    Ky raport pastaj tregon edhe problemet ekonomike dhe shkaqet që çuan në rritjen e inflacionit ne 10%.

    Kriza energjitike dhe rritja e çmimeve të ushqimeve kanë përkeqësuar ekonominë, si pasoj nga fillimi  i luftës në Ukrainë edhe inflacioni u rrit në 10 për qind nga viti në vit në mars 2022. Kjo rezultoi tek rritja e shpenzimeve për importin e energjisë elektrike dhe masat sociale për të mbështetur ekonominë duke mbështetur ne  llogaritë fiskale.

    Përkundër kësaj, raporti parasheh rritje te njëjtë prej 4 % edhe ne vitin2023.

    E për nga rritja ekonomike që pritet, në vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova po del më së miri.

    Më afër me të qëndron Mali i Zi me 3.7% rritje ekonomike.

    Pastaj Serbia me 3.3 dhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovia me 3% rritje ekonomike.

    Nga gjitha shtetet që janë të përfshira në këtë raport rritjen më të madhe ekonomike parashihet ta ketë Turkmenistani me 6.0%.

    Kurse vendet që pritet ta kenë rënien më të madhe ekonomike janë Ukraina me -30%, Rusia me -10% dhe Bjellorusia me -4%.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Ekonomi01 Maj 2024
    Pagat e ulëta në sektorin publik dhe privat edhe më tej mbeten brengë kryesore për shumë qytetarë të Kosovës.  Mbi këtë pakënaqësi...
    Ekonomi30 Prill 2024
    Fehim Haliti është stomatologu me pasuri milionëshe në Prishtinë me mbi 1 milionë euro para të gatshme, si dhe vetura e orë...
    Ekonomi29 Prill 2024
    Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Podujevës kanë nënshkruar sot memorandum për rregullimin e katër rrugëve në këtë zonë. Vlera e projekteve...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.