×
  • Auto
  • Auto

    Çmimet e veturave të përdorura, këto janë 10 modelet më të kërkuara në tregun gjerman

    FrontOnline
    13 Maj 2022

    Ndërsa automjetet e përdorura kushtonin mesatarisht 21.793 euro në mars 2021, në mars 2022 mesatarja u rrit në 26.817 euro. Makina deri në 20 vjeç me një kilometrazh maksimal deri në 200.000 kilometra u analizuan.

    Edhe pse çmimet janë duke u përmirësuar minimalisht, nuk duhet pritur një ndryshim i trendit, për shkak të normës së lartë të inflacionit.

    Ekskluzivisht për Focusonline, motori më i madh gjerman i kërkimit për tregun e makinave të përdorura Mobile.de ka përzgjedhur 10 modele në të cilat rritja e çmimit është më e theksuar.

    Krahasimi është bërë ndërmjet marsit 2021 dhe marsit 2022.

    Rritja mesatare e çmimeve të të gjitha makinave të përdorura të listuara në Mobile.de gjatë kësaj periudhe ishte 23.1 për qind, dhe interesant është se numri i reklamave ra me 24.3 për qind. Kjo tregon se tregu i makinave të përdorura po zbrazet dalëngadalë.

    Këto janë dhjetë modelet me rritjen më të lartë të çmimeve:

    1) Volkswagen Polo

    Çmimi mesatar për një Polo të përdorur (motor benzine) është rritur me 38 për qind brenda një viti. Në mars 2021, një makinë e vogël qyteti ishte në dispozicion për një mesatare prej 10.105 euro, dhe aktualisht është mesatarisht 13.941 euro.

    2) Volkswagen Golf

    Çmimet u rritën me 31 për qind. Një Golf i përdorur me naftë kushton sot mesatarisht 20.018 euro – pothuajse po aq sa Golf 8 i ri me motor benzine (20.395 euro).

    3) Volkswagen Touran

    Çmimi mesatar i Touran në një vit u rrit me 24 për qind në 21.653 euro.

    4) Audi A6

    Numri i Audi A6-ve të përdorura në njoftime ra me rreth 21 për qind gjatë vitit dhe çmimet u rritën me 24.5 për qind në një mesatare prej 36.000 euro.

    5) Mercedes S Class

    Mercedes S-Class po bëhet edhe më i rrallë në reklama, është ulur oferta e dizelit (minus 38 për qind), për të cilin kërkohen mesatarisht 72.622 euro (rritje prej 11.4 për qind).

    6) Mercedes G Class

    Me një rritje çmimi prej 38 për qind – shuma mesatare për një G-Class të përdorur është 166.689 euro.

    7) Fiat 500

    Çmimet e vogëlushit italian janë rritur me 18.8 për qind – që do të thotë se duhet të lini mënjanë mesatarisht mbi 13,400 euro për versionin me benzinë.

    8) Mini Cooper

    Mini është mesatarisht 21.3 për qind më i shtrenjtë, oferta është ulur për 11 për qind, ndërsa çmimi mesatar është 15.789 euro.

    9) Toyota Prius

    Një makinë e përballueshme si Toyota Prius duhet të jetë një magnet për klientët për momentin. Sipas portalit Mobile.de, çmimi mesatar është rritur me “vetëm” 13.6 për qind.

    10) Tesla Model 3

    Çmimet e makinës elektrike më të kërkuar në treg janë befasuese. Edhe pse ne prisnim rritje të lartë, çmimi mesatar i Tesla Model 3 u rrit me vetëm 6.3 për qind në 48.721 euro./reporteri

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Auto05 Maj 2024
    Me Asistentin e Ri Automated Shift (ASA), BMW Motorrad prezanton një zgjidhje teknike inovative që e bën ngasjen e një motoçiklete më...
    Auto05 Maj 2024
    Kompania amerikane pretendon se firma indiane ka vazhduar të përdorë emrin “Tesla” në reklamat për produktet e saj të baterive, pavarësisht se...
    Auto02 Maj 2024
    Moti është i ftohtë, por mos lejoni që kjo t’ju mashtrojë. Një tjetër pranverë dhe verë e nxehtë na pret. Kondicionerët në...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.