×
  • Vip
  • Vip

    Dikur tha se lidhja e tyre ishte lojë, por çfarë raporti ka sot babai i Einxhel me Dagz?

    FrontOnline
    04 Maj 2022

    Einxhel dhe Dagz krijuan lidhjen e tyre brenda shtëpisë së “BBV”.

    E pas përfundimit të këtij ‘reality-show’, ata kanë qëndruar krah njëri-tjetrit në secilin moment.

    Por pak para finales së “Big Brother VIP”, babai i Einxhel ishte pjesë e një interviste ku ishte pyetur nëse e kishte takuar nga jashtë Dagzin.

    Babai i moderatore i befasoi të gjithë kur tha se nuk e kishte takuar, duke deklaruar se atë që ka ndodhur mes atyre dyve e ka parë si diçka të ndodhur brenda një loje.

    “Jo unë e kam parë si një gjë që është brenda për brenda një hapësire loje. Nuk kam asnjë arsye për ta takuar. Do ta takoj ashtu siç takova Monikën apo Donaldin.”, tha ai asokohe duke ngritur goxha polemika.

    Tash pas kaq kohe prej edhe kur ka mbaruar ky reality-show, duket se ai ka ndërruar mendje dhe tashmë beson në lidhjen e Dagzit me Einxhelin.

    Einxhel dhe Dag kanë postuar në rrjetet sociale një foto krah njëri-tjetrit ku mes shumë komenteve bie në sy ai i babait të prezantueses.

    “Yje”, shkruan ai duke shprehur hapur mbështetjen dhe pëlqimin ndaj të bijës dhe partnerit të saj.

    Dagz dhe Einxhel janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe shfaqen kudo bashkë. Ndonëse nuk kanë vendosur ende se ku do jetojnë përfundimisht, dyshja e kalojnë kohën bashkë mes Prishtinës dhe Tiranës.

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-reperi, Fero sot përmes një InstaStory ka thënë se është koha për një ndryshim të madh. Ai është shprehur se s’do të...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Vip06 Shtator 2024
    Dy artistet e njohura, Loredana dhe Tayna kanë publikuar bashkëpunimin e tyre. “Na 2”, titullohet kënga së cilës i është realizuar edhe...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Në qytetin Poltava të Ukrainës iu dha lamtumira e fundit më shumë se 50 të vrarëve si pasojë e sulmeve ajrore ruse...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ka vdekur sot drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë kolegë e...
    Sport07 Shtator 2024
    Pas humbjes nga Rumania (0:3) në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Ligës së Kombeve në Ligën C, Kombëtarja e Kosovës...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Podujevë, ku po zbulohet shtatorja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, tha se ai po zë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.