×
  • Ekonomi
  • Bujqësi

    Ministri Faton Peci jep një lajm të keq për bujqit

    FrontOnline
    21 Prill 2022

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka dhënë një lajm të keq për bujqit sot.

    Ai ka thënë se ky do të jetë viti i fundit ku bujqit do të kompensohen për dëmet si pasojë e kushteve klimatike.

    “Ky do të jetë viti i fundit ku ne si ministri do të bëjmë kompensimin e dëmeve, pagesat ad-hoc janë të dobishme për fermerin por synimi është që ne duhet të bëjmë përpjekje për vitet e ardhshme të ngritim vetëdijen që fermerët duhet të bëjnë firmën e sigurimit”, ka thënë Peci.

    Sipas tij, humbjet në 10 vitet e fundit nga kompensimi kanë qenë 80 milionë euro.

    “Buxheti i ministrisë për pagesa direkte është 50 milionë euro, mirëpo do të shohim se si do të jetë numri i aplikimeve dhe se nuk di a mbetet vetëm me 50 milionë euro. Jemi të vetëdijshëm që njëri nga sfidat janë humbjet nga kushtet klimatike. Në 10 vitet e fundit bujqit tanë kanë pasur humbje prej 80 milionë euro apo 50 për qind e produktit vjetor në bujqësi si pasojë e faktorëve klimatik”, ka deklaruar Ministri.

    Këto deklarata, Peci i ka dhënë në një takim të organizuar nga Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), me temën “Sigurimi i Bujqësisë – Rritja e bujqësisë në Kosovë duke menaxhuar me rreziqet e motit”, raporton Ekonomia Online.Aty u tha se humbjet si pasojë e faktorëve klimatik në 10 vitet e fundit ishin 80 milionë euro

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Ekonomi16 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve, ai është pritur nga kryetari i AKB-së, Agim Shahini. “Kosova...
    Ekonomi16 Maj 2024
    Rreth gjysmë miliardë euro arrin shuma e përgjithshme e investimeve direkte amerikane në Kosovë në dekadën e fundit, bazuar në statistikat e...
    Ekonomi14 Maj 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me Komunën e Malishevës. Memorandumi kap vlerën e 697 mijë eurove dhe...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.