×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Përfitimet shëndetësore që marrim nga kërpudhat

    FrontOnline
    04 Prill 2022

    Kërpudhat janë shumë të shijshme e për këtë janë pjesë e shumë ushqimeve në tryezat tona.Ato janë të pasura edhe me vitamina të grupit B, në veçanti i vitaminës B2 dhe B3, thelbësore për metabolizmin e yndyrave, sheqernave dhe proteinave dhe për ta mbajtur sistemin nervor të shëndetshëm.Kërpudhat janë burim i kaliumit, fosforit, magnezit, të çmuar për funksionimin e duhur të organizmit.
    Për më tepër, ata kanë një avantazh tjetër: ato janë të mira për kockat. Përmbajnë vitaminën D, e cila ndihmon në përthithjen e kalciumit, i cili është thelbësor për kyçet e forta dhe parandalimin e osteoporozës.
    Kaloritë
    Kërpudhat janë shumë të mira edhe për personat në dietë. Janë një aleat i shkëlqyer i linjave të trupit, pasi përmbajnë rreth 90% ujë. Në 100 gramë kërpudha përmbajnë nga 20 në 25 kalori. Këshillohet të konsumohet rreth 80 gramë në ditë, dhe jo më shumë se dy herë në javë. Sa i takon gatimit, kërpudhat duhen të gatuhen gjithmonë me kujdes dhe pa kapak. Kjo lehtëson avullimin e toksinave që mund të krijojnë probleme.

    Sëmundjet
    Disa njerëz nuk i kanë shumë qejf kërpudhat por pasi të lexoni këtë shkrim do bindeni që t`i hani ato. Kërpudhat kanë efekte pozitive në organizmin tuaj, prandaj lexoni arsyet se pse duhet t`i konsumoni: Kërpudhat janë të mbushura me lëndë ushqyese. Është provuar se kërpudhat pakësojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Një rënie 70% në rrezikun e krijimit të sëmundjes “Alzheimer”, kjo është vërejtur te njerëz të cilët konsumojnë kërpudha. Fibrat dietike vijnë në sasi të mëdha te kërpudhat. Këto fibra luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e rolit dhe funksionimit të zemrës. Ata i japin sistemit imunitar një nxitje të qëndrueshme. Kur kërpudha konsumohet çdo ditë, rreziku i kancerit ulet për të paktën 64%.

    Kërpudhat luftojnë Zvogëlojnë nivelin e kolesterolitEnzimat dhe fibrat që përmban ndihmojnë në uljen e kolesterolin.
    Parandalojnë kancerin e gjirit dhe të prostatësBashkërendimi i acidit linoleik dhe beta-glukanit në përmbajtje japin vetinë e aktivitetit antikanceror.
    Rregullojnë sheqerin në gjakVlera ushqyese si dhe përmbajtja e saj me enzima dhe insulinë ndihmon në uljen e glukozës që përmbajnë ushqime të caktuara.
    Përmirësojnë sistemin imunitar

    Ergothionina, një nga antioksidantët natyrorë më të fuqishëm që përmban kërpudha, mbron kundër radikaleve të lira që ulin mbrojtjen e trupit.
    Luftojnë aneminëHekuri i përfshirë në kërpudha lufton aneminë.
    Zvogëlojnë presionin e gjakutArrihet për shkak të përmbajtjes së kaliumit.
    Përmbajtja e ulët e natriumit dhe e lartë e kaliumit ndihmon në parandalimin e presionit të lartë të gjakut

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lifestyle08 Maj 2024
    Dashi Ka disa gabime të cilat duhet ti vlerësoni më mirë dhe gjithashtu duhet të tregoheni më të kujdesshëm në vendin e...
    Lifestyle07 Maj 2024
    Shumica e njerëzve e kanë përjetuar ndonjëherë ose do ta përjetojnë në të ardhmen ndjenjën e një ndarje, dhe shpeshherë ndarjet dinë...
    Lifestyle07 Maj 2024
    Mendoni pak për fëmijërinë që keni kaluar… A e imagjinoni veten në një park lojërash vetëm, duke shpresuar që dikush t’ju afrohej?...
    Të tjera
    Lajme09 Maj 2024
    Me organizimin e referendumit në katër komunat veriore të vendit, Kosova konstatoi se ka përmbushur marrëveshjen katërpikëshe me Bashkimin Europian që u...
    Kronika09 Maj 2024
    705 Euro ka konfiskuar Forenzika e Kosovës, mbi dyshimin se janë të falsifikuara. Sipas raportit të policisë, të njëjtat, ishin deponuar në...
    Lajme09 Maj 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, njëherit edhe anëtare në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, thotë për FrontOnline se vendosja e...
    Kronika09 Maj 2024
    Mbrëmjen e së mërkurës, në Zveçan raportohet se nga një njësi e KFOR-it, në një pemë është gjetur e varur një pushkë...
    Lajme09 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci, në 26-vjetorin e rënies. E para e vendit thotë se Konushevci me...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, paralajmëroi Izraelin se SHBA-ja do t’i ndalojë furnizimet me disa armë, nëse ai nis operacion...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.