×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ekonomisti Limani: Paga minimale duhet të jetë 350 euro, çmimet janë të papërballueshme

    FrontOnline
    22 Mars 2022

    Ekonomisti Musa Limani në një intervistë për Front Online thotë se propozimet e Qeverisë dhe sindikatës për pagë minimale nuk janë më vend.

    Sipas tij, një gjë e tillë duhet të përcaktohet përmes shportës jetësore.

    “Tani kemi një propozim nga ana e Qeverisë se paga minimale duhet të jetë diku 264 euro, ndërkaq sindikatat kërkojnë të jenë 400 euro, unë mendoj se as njëri as tjetri nuk e kanë me vend, prandaj duhet të bazohemi në shportën jetësore”, tha ai për Front Online.

    Ai thotë se duke u bazuar në ngritjen e çmimeve dhe problematikat që i solli pandemia, paga duhet të jetë 350 euro.

    “Unë si ekonomist, duke u bazuar në nivelin të zhvillimit ekonomik të Kosovës në situatën problematike të pandemisë dhe ngritjes së çmimeve të tjera, mendoj që paga 350 euro do të jetë optimale në këtë rast”, tha Limani për Front Online.

    Sipas ekspertit të ekonomisë, situata e cila është krijuar aktualisht për 60% të popullatës së Kosovës është e papërballueshme.

    Limani thotë se Qeveria duhet të veprojë në mënyrë urgjente dhe të mbështesë konsumatorët.

    “Duke marrë parasysh nivelin e pagave të ulëta, shumë të ulëta të pensionistëve  dhe skemën sociale mund të konstatoj se situata e cila është krijuar përmes pandemisë  edhe nivelit të lartë të çmimeve është e papërballueshme diku mbi 60% të popullatës së Kosovës, prandaj Qeveria duhet të veprojë në mënyrë shumë urgjente të mbështesë konsumatorët të cilët gjenden në një situatë të rëndë”, u shpreh ekonomisti Musa Limani.

    Ndryshe, vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar qysh nga viti 2011, ajo është 170, përkatësisht 130 euro./FrontOnline/

    Lexo edhe:

    Propozimi prej 264 € për pagën minimale, askush nuk pajtohet me Qeverinë

     

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Ekonomi26 Maj 2024
    Nga 3.2 milionë € gjithsej në vitin 2019, eksportet e Kosovës në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës arritën vlerën e...
    Ekonomi25 Maj 2024
    Masat e vëna nga BE-ja për Kosovën, kanë pasur ndikim të negativ në ekonominë e vendit, vlerësojnë drejtuesit e Odës Ekonomike dhe...
    Ekonomi24 Maj 2024
    Banka Qendrore të Republikës së Kosovës njofton se zëvendësguvernatori, Dardan Fusha dhe presidenti i Shoqatës Evropiane të Shtëpive të Kliringut (EACHA), Jose...
    Të tjera
    Vip26 Maj 2024
    Modelja e njohur, Hailey Bieber e ka ekspozuar barkun në rritje, teksa ajo dhe burri i saj Justin Bieber shijojnë udhëtimin në...
    Vip26 Maj 2024
    Modelja shqiptare, Gresa Hoti sa ishte banore e edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, krijoi lidhje dashurie me Andi Artanin....
    Sport26 Maj 2024
    Rey Manaj e ka përfunduar aventurën te skuadra turke, Sivasspor. Lajmin e ka bërë të ditur vet Manaj, i cili përmes një...
    Sport26 Maj 2024
    Sulmuesi Kylian Mbappe, i cili luajti këtë të shtunë ndeshjen e tij të fundit me skuadrën franceze PSG-së, pranoi se është i...
    Sport26 Maj 2024
    Të hënën fillojnë garat regjionale në basketboll 3×3 për shkollat fillore që zhvillohen në kuadër të programit “Sport në Shkolla”. Organizimi i...
    Sport26 Maj 2024
    Pas mbrëmjes së tij të fundit si trajner i Milanit, trajneri Stefano Pioli foli për media i emocionuar. Piol tha se do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.