×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti përkujtoi 27 martirët e Tusuzit: Martirët dhe dëshmorët e kombit janë dëshmi e krimeve të Serbisë

    FrontOnline
    26 Maj 2024

    Mëngjesin e sotëm, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e nisi me homazhe në qytetin e Prizrenit, duke vendosur kurora me lule tek varret e të vrarëve në masakrën e Tusuzit, në nderim dhe përkujtim të martirëve e dëshmorëve të Lagjes së Trimave.

    Martirët dhe dëshmorët e kombit janë në njërën anë dëshmi e qëndresës sonë, e rezistencës së popullit, e atdhedashurisë për të jetuar në liri e në paqe në tokën stërgjyshore, por në anën tjetër janë gjithashtu edhe dëshmi e krimeve të Serbisë, e krimeve të kryera gjatë luftës, ku bëjnë pjesë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi, tha Kryeministri Kurti.

    Kryeministri Kurti përkujtoi martirët e lagjes së Trimave-Tusuzit, që para 25 vitesh u vranë mizorisht dhe në mënyrë të pamëshirshme. “27 martirët e Tusuzit, janë sot 27 lule nga të cilët rritet liria jonë dhe gëzohet shteti ynë”, tha ai.

    “Nuk ka asnjë brez të shqiptarëve që nuk ka kaluar së paku në një luftë. Ka breza të shqiptarëve edhe me nga dy e tri luftëra. Por, duhet të angazhohemi e të punojmë për shtet, për shtëpinë e përbashkët të popullit e të shoqërisë që ta kemi atë të fortë dhe brezi i pasluftës të jetë brezi i parë i cili nuk do të përjetojë luftë. Për këtë na nevojitet shteti i drejtë, demokratik dhe i zhvilluar, me ushtri dhe me polici që na mbron. Andaj, me këtë përkushtim si Kryeministër i Republikës, por edhe si njëri nga ju, si qytetar i Kosovës së pavarur, unë shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim më të thellë për qëndresën tuaj gjatë këtyre plotë 25 viteve,” tha Kryeministri Kurti.

    Në këto homazhe, teksa përkujtoi të rënët e masakrës, Kryeministri u shpreh se në lapidarin e të rënëve është i skalitur emri i Behar Abdylmexhitit, i cili atë kohë ishte vetëm 17 vjeçar, si dhe Fazile Maqkaj, e cila u dogj e gjallë në karrocën invalidore të saj. Më tej, kryeministri duke përmendur djegien e mbi 300 shtëpive, dhe dhembjen për vrasjen e 27 civilëve nga forcat armike serbe, që sot janë martirë të kombit, theksoi se nevojitet edhe drejtësia e jo vetëm pavarësia e shtetit.

    Teksa foli për këtë masakër, për të cilën vetëm dy persona mbahen në burg dhe katër të tjerë ndiqen, ai shtoi se numri i ekzekutorëve dhe urdhërdhënësve është shumë më i madh se kaq. Prandaj, me këtë rast ai i bëri thirrje Prokurorisë së shtetit që me fuqinë dhe dijeninë e saj të bëjë gjithçka, në mënyrë që të ketë drejtësi për më të dashurit tanë që mungojnë tash e 25 vite. “Sepse drejtësia i mbyllë plagët që kullojnë dhe sjellë paqe të qëndrueshme”, përfundoi kryeministri.

    Së bashku me Kryeministrin Kurti, për të nderuar të vrarët me homazhe, ishin deputetët nga Kuvendi i Kosovës, Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj dhe anëtarë të kabinetit qeveritar,  të cilët u mirëpritën nga familjarët e martirëve.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme17 Qershor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për prokuror që kanë kaluar testin me shkrim. Ky proces po zhvillohet në...
    Lajme17 Qershor 2024
    Numri i shkurorëzimeve është rritur viteve të fundit në Kosovë. Vetëm gjatë muajit prill të këtij viti 114 çifte i kanë dhënë...
    Lajme17 Qershor 2024
    Në përvjetorin e lindjes së profesor Ukshin Hotit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Muzeun e Masakrës në Krushë të Madhe. Ai...
    Të tjera
    Lajme17 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës ka njoftuar se sot në Zvicër është takuar me ministrin australian Bill Shorten Osmani thotë se temë diskutimi ishte...
    Lajme17 Qershor 2024
    Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit politik, Ukshin Hoti, kryeministri Albin Kurti mori sot pjesë në...
    Lajme17 Qershor 2024
    Drejtori i Doganës në Kosovë, Agron Llugaliu ka deklaruar se në dy vitet e fundit ka rënie të kontrabandës në pjesën veriore...
    Lajme17 Qershor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kujtuar babanë, Hilmi Haradinaj, në 6 vjetorin e vdekjes. Ish-komandanti i...
    Lajme17 Qershor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ekrem Hyseni, thotë se nuk ka pasur asnjë hap përpara sa i përket aplikimit të Kosovës në...
    Lajme17 Qershor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se shqiptarët nga Kosova që e përfaqësojnë Shqipërinë në futboll “nuk janë të natyralizuar”. Rama tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.