×
  • Vip
  • Vip

    Rita Ora i jep një përqafim vajzës 19 vjeçares që dikur ishte tallur nga mësuesja e saj

    FrontOnline
    19 Mars 2022

    Një këngëtare 19-vjeçare, e cila ishte tallur në fëmijëri nga mësuesja e saj, ka mahnitur trajnerët e spektaklit “The Voice Australia” me talentin e saj.

    Kur Alley Eley nga Melburni, ishte nëntë vjeçe, një moment mizor tronditi besimin e saj si këngëtare, shkruan Seven News.

    “Kisha një mësuese të cilën e shikoja; asaj i pëlqente të këndonte gjithashtu”, shpjegon Alley në një video paraprake të publikuara nga ausicionet e sezonit të ri të “The Voice Australia”

    “Herën e parë që këndova, ajo qeshi para gjithë klasës dhe tha: ‘Mendova se më the se mund të këndosh’”, kujtoi ajo.

    “Si nëntë vjeçare, isha shumë e dërrmuar…do t’i tregoj asaj se mund ta bëj këtë!”, tha konkurrentja australiane.

    Dhjetë vjet më vonë, ajo është duke qëndruar në skenën e “The Voice”, duke hallakatur mendjen e yjeve të mëdhenj si: Keith Urban, Rita Ora, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian me talentin e saj.

    Pas performancës së fuqishme dhe unike të këngës “Teenage Dirtbag”, Alley shpërthen në lot, duke e shtyrë trajneren Rita Ora që të nxitojë në skenë drejt saj.

    Artistja shqiptare duke e përqafuar, i pëshpërit në vesh duke i thënë: “Ishte e mrekullueshme!”.

    “Ne marrim shumë energji nga nxitësit e fansave në jetën tonë”, tha trajneri Keith Urban pas performancës spektakolare të 19-vjeçares.

    “Por ne marrim shumë energji nga kundërshtuesit që na thonë: ‘nuk do të arrini kurrë asgjë’”.

    “Sapo keni gërvishtur sipërfaqen e diçkaje përtej pritjeve tuaja”, shtoi Rita Ora, anëtarja tjetër e jurisë së “The Voice Australia.

    “A e dini se cila ishte mësuesja juaj e muzikës, ajo ishte e frikësuar dhe e tmerruar nga talenti juaj”, vazhdon të thotë Keith.

    “Ajo që sapo pashë ishte e jashtëzakonshme”, shton ai.

    Sezoni i ri frymëzues i “The Voice Australia” pritet të nisë transmetimin pas Pashkëve në Channel 7 dhe 7plus.

    Deri më tani është publikuar ‘trailer’-i i spektaklit të talenteve dhe disa copëza të shkurtra.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Vip10 Shtator 2024
    2TON-i nuk ka të ndalur. Artisti nga Ferizaj ka lajmëruar adhuruesit e muzikës së tij se kënga e re e cila u...
    Vip10 Shtator 2024
    Alba Vukaj u bë e njohur që nga pjesëmarrja e saj në ‘Big Brother VIP Kosova’ e pastaj si moderatore në televizionin...
    Vip10 Shtator 2024
    Ronaldo Sharka, i ftuar në “Wake Up”, shprehu mendimin e tij mbi një prej tematikave më të diskutuara në media rishtazi: “Ndarjen”...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Në kuadër të aktiviteteve të fushatës: “Festo me Zemër, jo me Armë”, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherë Koordinator Nacional për Kontrollin...
    Vip10 Shtator 2024
    2TON-i nuk ka të ndalur. Artisti nga Ferizaj ka lajmëruar adhuruesit e muzikës së tij se kënga e re e cila u...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka prezantuar projektligjin për anëtarësimin e Shqipërisë në Qendrën Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Veri të Mitrovicës. Nën masa të rrepta sigurie, Kurti ka ngrënë drekë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Trajtimin...
    Vip10 Shtator 2024
    Alba Vukaj u bë e njohur që nga pjesëmarrja e saj në ‘Big Brother VIP Kosova’ e pastaj si moderatore në televizionin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.