×
  • Vip
  • Vip

    U akuzua se po vesh bluzën e UÇK-së vetëm për të siguruar vota nga Kosova, reagojnë nga Instagrami i Arjola Demirit

    FrontOnline
    04 Shkurt 2022

    Njëra nga banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP” e cila pretendohet për të fituar çmimin prej 100 mijë eurosh, padyshim se është Arjola Demiri.

    Nëse veprimet e saj komentohen dhe marrin vëmendje, natyrisht se kjo gjë është edhe normale.

    Së fundmi, veshja e saj e cila është një bluzë me emblemën e UÇK-së është komentuar,  madje Arjola ka marrë edhe kritika nga përdorues të rrjeteve sociale.

    Si fillim, theksojmë se Arjola Demiri shpesh ka shprehur mirënjohjen dhe respektin që ka për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e cila këtë mundohej ta dëshmojë edhe me veshjen e saj.

    Ajo po shihet e veshur me bluzën e cila mban emblemën e UÇK-së, gjithashtu edhe sloganin e fushatës për përkrahjen e të akuzuarve padrejtësisht në Hagë.

    Arjola u akuzua se po e mban atë bluzë veshur sa herë është në nominim për të fituar pikë nga publiku kosovarë në mënyrë që të mos eliminohet nga shtëpia.

    Lidhur me këtë ka reaguar, dikush nga familja e saj që i menaxhon llogarinë e saj në Instagram duke dhënë një sqarim.

    “Arjola në zemër mbanë UÇK-në e Kosovën e s’i merr leje askujt! Ajo nderon Malësinë e Gjakovës, Kosovën e gjithë Shqipërinë me atë që përfaqëson dhe shpreh dashurinë dhe prapë s’e ndalon jo një Enver, po një milion të tillë. Stop përdorimit të nacionalizmit të rremë, në dëm të saj. Në një rast të tillë nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve. Kosovën e ka dashur që ditën kur lindi, kur ende s’e dinte fatin e vet….dhe luftën e saj e ka ndjerë po aq sa ju Enver sepse është bijë Tropoje! Në profilin e saj në bio, nuk ka ekzistuar formati BBV kur ka qenë flamuri i Kosovës aty! Ajo atë bluzë ka 100 ditë që e veshë, dy herë ka qenë në nominim edhe dy mijë vjet në mos jetoftë, ajo, nipërit dhe mbesat e saj do e veshin! Bëni një shëtitje nëpër intervistat e saj të mëparshme e shikoni sa e do atë lum Kosove! Kosovë loçkë ta dua atë zemër, jo votën, se unë jam e juaja, e vota është e huaja! Krenarë”, shkruhet në sqarimin e publikuar në faqen e zyrtare të Arjola Demirit.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Arjola Demiri (@arjolademiri)

    Kujtojmë se, ajo është e nominuar për të dal nga shtëpia nesër bashkë me Donaldin, Einxhel dhe Beniadën.

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Vip11 Shtator 2024
    Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Edona James vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në...
    Vip11 Shtator 2024
    Brikenda sot po feston ditën e lindjes. Nuk munguan urimet e shumta nga miq e familjarë, shkruan “Kosovarja”. Edhe disa nga ish-banorët...
    Vip11 Shtator 2024
    Në një intervistë të fundit për Time Out London, Rita Ora, ylli i pop-it shqiptar që ka pushtuar skenën ndërkombëtare, ndau mendimet...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.