×
  • Sport
  • Sport

    Afati kalimtar dimëror pranë mbylljes, ylli i Gjilanit pranë transferimit në Sllovaki, në Anamoravë mund të zbarkojë “bomberi” nigerian

    FrontOnline
    27 Janar 2022

    Klubi nga Anamorava, Gjilani po vazhdon me përgatitje intensive në Antalia të Turqisë në prag të fillimit të stinorit pranveror.

    Skuadra që drejtohet nga Ismet Munishi ka zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore, ku marrë rezultate pozitive, raporton FrontOnline.

    Derisa afati kalimtar dimëror është në ditët e fundit, Gjilani nuk është se është treguar mjaft aktiv në këtë periudhë.

    Gjilani që synon titullin e kampionit këtë edicion duket se i ka futbollistët e duhur për trajnerin Munishi.

    Por, në këto ditë të fundit të afatit kalimtar dimëror, mund të ketë disa lëvizje te gjilanasit.

    May be an image of 3 people, people playing football and grass

    Siç mëson FrontOnline, futbollisti i talentuar, Muhamed Dubova pritet të transferohet në kampionatin sllovak.

    Gazeta mëson se palët janë ende në bisedime, derisa marrëveshja mund të finalizohet shumë shpejt.

    Nga ana tjetër, Redon Ismajli është rikthyer nga huazimi dhe do të jetë nën urdhrat e Munishit në vazhdim të kampionatit.

    Për fund, FrontOnline mëson Gjilani mund ta bëjë një befasi duke transferuar “bomberin” nga Nigeria, Patrick Eze.

    Patrick Eze big match winner in Albania – Score Nigeria

    29-vjeçari është pa klub që prej largimit nga Al-Ahli këtë muaj, teksa ai e ka një karrierë të bujshme.

    Më parë, Eze është paraqitur te Kukësi, Al-Ramtha, Rakow, Konyaspor, Denizlispor, Fujairah, Mladost, Rad dhe në disa klube tjera.

    Ndryshe, Gjilani e ka mbyllur stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në vendin e parë me 35 pikë, një më pak se rivali lokal, Drita./FrontOnline/

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Sport30 Prill 2024
    Ka përfunduar me rezultat 2:2 ndeshja në Munchen mes Bayernit dhe Real Madridit. Bayern Munchen dhe Real Madrid kanë zhvilluar ndeshje të...
    Sport30 Prill 2024
    Bayern Munichu dhe Real Madridi po përballen në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve. Los Blancos shkuan në...
    Sport30 Prill 2024
    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sociacionin e ka quajtur “përbindësh”. “Pjesa e fundit e kushtëzimit është ai neni 7...
    Sport30 Prill 2024
    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit...
    Lajme30 Prill 2024
    Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron zgjedhje. Ai ka...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të merret me çështjen e njohjes së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.