×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Bislimi i quan rrenca deputetët opozitarë, këta e pengojnë gjatë fjalimit

    FrontOnline
    20 Janar 2022

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i ka quajtur rrenca deputetët e partive opozitare në seancën ku po debatohet për shtrenjtimin e rrymës në Kosovë.

    “Mos rreni. U mytem t`u ju thanë mos rreni në foltore. Ju prapë po dilni po rreni”, u shpreh Bislimi.

    Reagimi i tij erdhi pasi Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka dalë në foltoren e Kuvendit me laptopin e tij për ta shpjeguar çmimin që pritet të rritet e që do të jetë e barabartë me Italinë sipas EUROSTAT-it.

    “Po del ministrja me laptop e duhet me dalë edhe unë me laptop, këtu janë të dhënat e EUROSTAT-it, këtu e ke çmimin e Kosovës sot je e barabartë me Italinë, nuk është mirë me thanë që na po e rrisim prej 6 centve në 22 cent barabart me Italinë. Mos dilni me thanë të pavërteta”, tha Tahiri.

    Pasi morën epitetin gënjeshtar, me rrahje të tavolinës partitë opozitare ia kanë ndërprerë fjalën zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

    Ai ka akuzuar partitë në opozitë se po manipulojnë me shifrat për ngritje të çmimit të rrymës.

    Pas fjalimit, kryeparlamentari Glauk Konjufca kërkoi respekt brenda Kuvendit e shtoi se nuk ia propozon askujt fjalët e tilla.

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, tha se fokusi tani duhet të jetë në progresin në...
    Lajme04 Maj 2024
    Anëtari i delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Besnik Tahiri, ka thënë se balanca e fuqisë në Komitetin e Ministrave më...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Nismën Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot në ora 13:30 do të mbajë konferencë për medie, ku do ta prezantojë një aderim...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin plotësisht përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të ofruar një mjedis mbrojtës dhe të sigurt për...
    Lajme04 Maj 2024
    Është arrestuar një mashkull në Malishevë, pasi dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike, si dhe ka tentuar ta sulmonte fizikisht nënën...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i shumicës parlamentare, njëherit edhe anëtar i komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Ekrem Mustafa ka deklaruar për FrontOnline...
    Lajme04 Maj 2024
    Një 16-vjeçare është zhdukur dje në rrugën “Astrit Bytyqi”, në Ferizaj. Babai i saj ka raportuar në Polici se vajza është larguar...
    Lajme04 Maj 2024
    Para se të vinte në pushtet, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, kishte premtuar ndërtimin e 4000 banesave sociale, me çmim të përballueshëm....
    Lajme04 Maj 2024
    Një grua ka vdekur dje në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.