×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pse u ngrit prapë çmimi i derivateve në Kosovë? Flet kryetari i naftëtarëve

    FrontOnline
    12 Janar 2022

    Çmimet e derivateve në Kosovë u ngritën, prapë, rishtazi.

    Shtrenjtimin prej 3 cent për litër e shkaktoi rënia e prodhimit të karburanteve në organizatën e huaj OPEC, nga vendet anëtare të së cilës, naftëtarët kosovarë furnizohen.

    E çmimet vendore, krahas kësaj, diktohen edhe nga ato ndërkombëtare në berzë.

    Këtë version të paktën e jep për “Front Online”, kryenaftëtari kosovar, Fadil Berjani.

    Ai thotë se çmimet në vend mbeten, megjithatë, më të lirat në rajon.

    “Sa i përket çmimit të naftës,  çmimet në Kosovë sot sillen prej 1,18 deri 1,27 euro ndërsa dizel deri në 1,18 euro ndërsa benzina prej 1,20 euro deri 1,30 euro, gjatë këtij viti kemi pas rritje të derivateve në ditë 25 dollarë për to, çmimet e derivateve janë në rritje e sipër, por çmimet në regjion janë më të larta shumë se në Kosovë”, tha Berjani për “Front Online”.

    Situata me çmimet pritet të stabilizohet, por pas pak javësh.

    “Nga fundi i janarit pritet të ketë normalizim të tregut në tregjet ndërkombëtare dhe kjo do të reflektojë edhe në Kosovë”, shtoi Berjani për “Front Online”.

    Nuk është sefte që çmimi i derivateve në Kosovë shënon ngritje.

    Vendi u ballafaqua me një situatë të ngjashme disa herë edhe gjatë vitit të kaluar, 2021.

    Këtë fakt e shfrytëzuan kompanitë e udhëtimeve të cilat shtrenjtuan çmimet e biletave të autobusëve.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin plotësisht përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të ofruar një mjedis mbrojtës dhe të sigurt për...
    Lajme04 Maj 2024
    Është arrestuar një mashkull në Malishevë, pasi dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike, si dhe ka tentuar ta sulmonte fizikisht nënën...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i shumicës parlamentare, njëherit edhe anëtar i komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Ekrem Mustafa ka deklaruar për FrontOnline...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Qytetarët tashmë mund të kryejnë pagesat e faturave të energjisë elektrike, edhe përmes platformës e-Kosova. Në këtë platformë, ata do të mund...
    Lajme04 Maj 2024
    “Ne po bëjmë maksimumin me aq sa mundemi, me kapacitetet dhe prokurorët që kemi”. Kështu i është kundërpërgjigjur Ilir Morina, prokuror special...
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.