Aktorët e humorit Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Mensur Safqiu janë tre nga komedianët më të njohur dhe pëlqyer shqiptar.
Treshja fantastike që ndryshe njihen si “Stupcat” prej dekadash janë bashkuar për të sjell shumë humor në shtëpitë e shqiptarëve përmes projekteve të tyre.
Por së fundmi një lajm i keq erdhi nga artistët.
Grupi humoristik kanë vendosur që për një kohë të pauzojnë dhe të mos sjellin projekte të reja.
Mësohet se kjo vie përshkak të angazhimeve personale të aktorëve, sidomos projektet e Vedatit në kinematografinë turke që e bëjnë të mungojë në Kosovë për të realizuara projekte të reja, transmeton Kosovarja.