Modelja shqiptare e cila karrierën e saj është duke e zhvilluar në SHBA, Vildane Zeneli është shumë e përfolur për jetën që bën.
Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar tek Rudina ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e saj si modele dhe vështësitë që ka ky profesion.
Vildanja ndau me fansat e saj një aksident që e kishte përjetuar brenda vendit të punës dhe ishte operuar tri herë brenda vitit.
“E kam thyer tërë dorën, para se të punoja, po bëhesha gati për grim dhe rrëshqita në banjë, theva dorën në hotel. Kam pasur tre operacione brenda një viti. S’i kam ndier fare gishtat, ndoshta deri në dy vjet, por shyqyr Zotit që kam pasur një doktor humb të mirë dhe sot më punon dora në rregull. Jam shumë me fat se mund të ishte shumë më keq se sa vetëm dora. Jam vrarë edhe këtu (tregon ballin), por shyqyr Zotit që nuk kam rënë nga ana tjetër se do i kisha rënë tualetit dhe do kisha vdekur në vend. S’ma kishte marrë asnjëherë mendja se një rrëshqitje në banjë mund të ma shkaktonte këtë dëmtim. Ka qenë shumë e keqe, shumë e vështirë… Kjo ka ndodhur para 4-5 vitesh”, rrëfeu modelja.
Ndryshe, Vildane Zeneli së fundmi ishte protagonistja kryesore në këngën e Ermal Fejzullahut dhe Yll Limanit.