×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrezikimi i ushtarëve nga ushqimi – Qeveria Kurti nis betejën me biznesmenin e afërt me LDK-në

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2021

    Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me hetimet ndaj kompanisë që furnizon me ushqim FSK-në.

    Përmes një shkrimi në faqen e tyre zyrtare të rrjetin social Facebook, ata thanë se rasti është duke u hetuar nga organet e drejtësisë dhe se kanë ofruar bashkëpunim për to.

    “Meqenëse rasti është duke u hetuar nga organet e drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes ka ofruar bashkëpunim për këto organe, por gjithnjë duke u kujdesur që me veprimet e saj të mos ndërhyjë në procesin e hetimit në këtë rast”, thuhet në reagim.

    Ata gjithashtu thanë se Ministria e Mbrojtjes në këtë rast është palë e dëmtuar.

    “Për më shumë, Ministria e Mbrojtjes është palë e dëmtuar në këtë rast dhe se në fazën e prokurimit të këtij tenderi, Ministria e Mbrojtjes kishte rekomanduar mosdhënien e këtij tenderi kompanisë ‘Beni Dona’, por Organi Shqyrtues i Prokurimit, si organ vendimmarrës dhe përfundimtar në çështjet e prokurimit, kishte vendosur në favor të Operatorit Ekonomik “Beni Dona”, respektivisht nënshkrimin e kësaj kontrate,” thuhet në shkrimin e ministrisë.

    Në këtë shkrim, gjithashtu bëhet e ditur se Ministria e Mbrojtjes do të jetë në koordinim me të gjitha institucionet e drejtësisë.

    “Ministria e Mbrojtjes do të jetë në koordinim dhe do të ofrojë ndihmë të vazhdueshme për të gjitha institucionet e drejtësisë, të cilat janë duke u marrë me rastin, si dhe kërkon nga organet kompetente që kjo çështje të marrë sa më parë epilog ligjor”, thuhet në reagim.

    Tutje, në këtë reagim thuhet se Ministria e Mbrojtjes është duke i konsideruar edhe hapat tjerë ligjorë dhe administrativë lidhur me këtë kontratë./FrontOnline

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Mjeku i njohur nga Gjilani, Hajriz Ibrahimi është pensionuar pas 36 vitesh shërbimi e përkujdesje ndaj pacientëve, raporton Front Online. Në vitin...
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani ka thënë se roli i SHBA-së ka...
    Lajme07 Maj 2024
    Festa tradicionale e Shën Gjergjit është festuar dje në Babaj të Bokës në Gjakovë. Një mosmarrëveshje për një lojë tradicionale në këtë...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ish presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tash kandidat për postin e emisarit të BE’së për dialogun Kosovë- Serbi ka thënë se për...
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj nga Liberia, Joseph Boakai, me të cilin tha se ka folur për bashkëpunimin...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thekuar se është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të diskutuar mbi...
    Lajme07 Maj 2024
    Veturat zyrtare të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it mëngjesin e së hënës u përballën me një sulm teksa po patrullonin në fshatin...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë një vendim, me të cilin mundësohet kalimi nga patent shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka theksuar se ka iniciuar nëntë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit. Policia ka bërë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.