×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Haxhiu: Qeveria “Kurti” s’po i sheh si heronj punëtorët shëndetësorë

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2021

    Federata e Shëndetësisë së Kosovës sërish sot ka mbajtur grevë 8 orëshe.

    Kërkesa e mantelbardhëve mbetet miratimi i Ligjit të Pagave i cili vite më parë është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.

    Aktualisht nga Qeveria ende nuk kanë ndonjë përgjigje se kur do ta procedojnë në Kuvend.

    Por ata po i përkrahë opozita. Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu anëtar i Komisionit për Shëndetësi i quan plotësisht të arsyeshme kërkesat e tyre.

    Haxhiu ka thënë për Front Online se është vet Qeveria që po i detyron të protestojnë profesionistët shëndetësorë pasi nuk u siguron pagë dinjitoze.

    “Greva e Sindikatave të Shëndetësisë është plotësisht e arsyeshme, sepse Qeveria e Republikës së Kosovës u ka borxh punëtorëve shëndetësorë të cilët deri dje i ka quajtur heronj ndërsa sot i ka detyruar të protestojnë për realizimin e asaj që u takon, pra një pagë dinjitoze”, ka thënë Haxhiu.

    Ai tutje ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka shkelur zotimin e tyre për paga të dinjitetshme.

    “Qeveria nuk ka përmbushur zotimin ndaj punëtorëve shëndetësorë, pagat nuk janë rritur prej vitit 2014, ndërsa çmimet e konsumit janë shtrenjtuar shumë prej ati viti e deri më sot”, ka thënë Haxhiu.

    Sipas deputetit Haxhiu, Ligji për Paga nuk do të procedohet në Kuvend, pasi Qeveria nuk e ka të planifikuar në agjendën e vet legjislative.

    “Me agjendën legjislative Qeveria ka bërë një dështim të madh, ka planifikuar 198 ligje ndërsa në Kuvend ka proceduar vetëm 66 prej tyre, përfshi këtu edhe Ligjin e Pagave të cilin nuk e ka planifikuar fare në buxhetin”, ka thënë deputeti Haxhiu për Front Online.

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte shfuqizuar Ligjin për Paga të miratuar në vitin 2019.

    Sipas Gjykatës, Ligji për Pagat në Sektorin Publik, në tërësinë e tij, nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën. /Front Online/

     

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kreditit BB për Kosovën, duke shënuar kështu herën e parë që...
    Lajme05 Maj 2024
    Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i njëjti ka vozitur veturën në gjendje të dehur. Në njoftim thuhet se, drejtoria...
    Lajme05 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa i përket motit mbi vendin tonë gjatë javës së ardhshme....
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Policia e Shkodrës ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shkodër ku një nënë...
    Lajme05 Maj 2024
    Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Bajram Curr, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar. Kryetari...
    Sport05 Maj 2024
    Futbollisti i Racing Santander, Inigo Sainz – Maza është përjashtuar me karton të kuq nga ndeshja në momentin kur i kërkoi gjyqtarit...
    Sport05 Maj 2024
    Sipas Diario SPORT, një nga hapat e parë të veprimit të Barcelonës pas humbjes së Gironas ishte të nxirrte mesfushorin Frenkie de...
    Kronika05 Maj 2024
    Në Burgun e Dubravës, oficerët e Shërbimit Korrektues kanë arritur të parandalojnë dy raste të futjes së kontrabandës. “Gjatë bastisjes rutinore në...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur Bleona Qereti që prej vitesh jeton në SHBA ka treguar se është një nga aktoret e kastit që ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.