×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Qytetarët ankohen për rritje të çmimeve, por në MTI dërguan vetëm gjashtë ankesa

    FrontOnline
    26 Nëntor 2021

    Rritje e ndjeshme e çmimeve në produktet bazike është duke u vërejtur tash e sa muaj në Kosovë.

    Si pasojë e kësaj rritje, është ngritur edhe shqetësimi se po rëndohet jeta e qytetarëve, veçanërisht e atyre që jetojnë me të ardhura të vogla e me asistencë sociale.

    Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin tetor 2021 me muajin tetor 2020 ishte më e lartë për 5.7%, shkruan FrontOnline.

    Ngritje e çmimeve është vërejtur në vaj, sheqer, miell e vezë.

    Por, kësaj rritje nuk i kanë shpëtuar as lëndët djegëse.

    Nafta e benzina po shitën më shtrenjtë tash sesa vitin e kaluar. E për gati 5 euro është rritur edhe vlera e një metri dru.

    E, siç duket ankesat e qytetarëve po dalin të jenë vetëm “llafe” mes tyre.

    Kjo, për shkak që ata nuk po ankohen fare në vendin adekuat.

    Vetëm gjashtë ankesa për tre muaj janë bërë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, më saktësisht në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

    Këto të dhëna janë bërë të ditura në një përgjigje për FrontOnline, nga zyra për komunikim e Ministrisë së Tregtisë.

    Ndërsa, thonë se në përgjithësi ankesa janë 776.

    “Që nga muaji shtator e deri më sot në total, Departamenti për Mbrojtjen  e Konsumatorit ka pranuar 776 ankesa. Prej tyre gjashtë ankesa janë për rritje të çmimeve, ankesa të cilat janë adresuar tek Autoriteti i Konkurrencës”, thuhet në përgjigjen e MTI-së, për FrontOnline.

    Kurse, kanë treguar së që nga fillimi I këtij viti në këtë departament janë pranuar një mijë e 774 ankesa.

    “Në total, që nga 01.01.2021 e deri më sot, DMK ka  pranuar 1774 ankesa, të cilat janë adresuar tek autoritetet kompetente për trajtim”, thuhet më tutje në përgjigje.

    Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 1.0% në muajin tetor 2021, krahasuar me muajin shtator 2021.

    Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (3.9%); mish (0.4%); qumësht, djathë dhe vezë (1.7%); vajra dhe yndyrëra ushqimore (2.9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2.1%); kafe, çaj dhe kakao (3.0%); gaz (5.1%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (5.8%); blerje e automjeteve (3.2%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (6.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.3 për qind në IHÇK./FrontOnline/

     

     

     

     

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Lajme04 Maj 2024
    Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, i ka reaguar ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti, njëherazi kryetar i Lëvizjes, po merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian që...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....
    Lajme04 Maj 2024
    Prej orës 18:00, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, mund të shohin nëse janë fitues të përzgjedhjeve për të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, bashkë me pjesëtarët e RDK-së kanë bërë një aksion simbolik në Ferizaj. Duke portretizuar...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Sadiq Khan është zgjedhur kryebashkiak i Londrës, duke fituar mandatin e tretë historik pas një gare dramatike. Khan u shpall fitues ndaj...
    Lajme04 Maj 2024
    Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare. Në pikëkalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.