×
  • Kronika
  • Kronika

    Mori pjesë në luftërat e ISIS-it dhe u kthye në Kosovë, ngrihet aktakuzë kundër tij

    FrontOnline
    24 Nëntor 2021

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një (1) personi me inicialet S.Q .

    Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri S.Q., me paramendim, me dashje dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ‘’ISIS’’ në Siri, ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, përmes lidhjeve të caktuara ka shkuar në qytetin Urfa ku janë pritur nga personat e ISIS-it, ku më pas ka depërtuar në qytetin Raka.

    I pandehuri i lartcekur, pas regjistrimit në ‘’ISIS’’ ka vijuar trajnimet fizike, taktike dhe luftarake, ka marrë pjesë aktive në luftërat e ISIS-it, në qytetet të ndryshme. Më pastaj i njëjti është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane, ku ka qëndruar deri më 17.07.2021, me ç’rast edhe është riatdhesuar në Kosovë.

    Me këto veprime i pandehuri me inicialet S.Q. ka kryer veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’’ nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Kronika08 Maj 2024
    Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Shtime pasi kanë kryer vjedhje në fshatin Godanc i Epërm, në objektin e antenës...
    Kronika08 Maj 2024
    Një grua në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se është duke u shqetësuar vazhdimisht përmes telefonit nga ish i dashuri i saj....
    Kronika08 Maj 2024
    Në fshatin Kishnicë të Graçanicës është raportuar për dhunë në familje. Lidhur me këtë, ankuesi mashkull ka raportuar në polici se ka...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2024
    Në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po zhvillohen në Maqedoninë e Veriut sot, ka votuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Avni Dehari,...
    Lajme08 Maj 2024
    Agjencia për Konfiskimin dhe Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar është duke zhvilluar një kontroll në objektin e restorantit “Grey” që ka qenë...
    Vip08 Maj 2024
    Janë zbardhur tre arsyet që ndanë Princ Lekën me Elian, duke hedhur poshtë akuzat për tradhti bashkëshortore. Gjykata e Tiranës ka vendosur...
    Lajme08 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj, pasi që dyshohet se kanë tentuar t’i godasin me traktorë policët që janë...
    Lajme08 Maj 2024
    Gjashtë persona mbetën të lënduar në aksidentin e sotshëm tek konviktet në Prishtinë. Ndërsa, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla,...
    Lajme08 Maj 2024
    Demokraci Plus ka publikuar analizën “Rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës – alarm për luftimin e korrupsionit në prokurim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.