×
  • Lajme
  • Lajme

    Pse programi i Përparim Ramës, po shihet si shpëtim për Prishtinën?

    FrontOnline
    22 Tetor 2021

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, gjatë fushatës së raundit të parë, ka shpalosur programin e tij, që parasheh zgjidhjen e problemeve kyqe të kryeqytetit.

    Programi i Përparim Ramës, parasheh transformim të Prishtinës, duke lidhur lagjet kryesore dhe zgjerim të qendrës së qytetit.

    Programi i arkitektit dhe urbanistit me famë botërore, Përparim Rama, është vlerësuar nga shumë njohës të problemeve dhe banorë të kryeqytetit.

    Në programin e Përparim Ramës, dizajnohet transformimi i kryeqytetit, me plane konkrete për zgjidhjen e problemeve që i preukupojnë banorët e kryeqytetit. Zgjerimi i qendrës së Prishtinës, zgjidhja e problemeve në trafik, tranformimi i lagjeve kryesore, ngritja e cilësisë në arsim, ndërtimi i shtatë shkollave të reja, zgjidhje të problemit me qen endacakë, investime infrastrukturore në qytet dhe fshatra, janë vetëm disa nga projektet e Ramës për një Prishtinë me karakter unik në botë.

    Programi i kandidatit të LDK-së, parasheh investime të mëdha që do ia ndryshojnë pamjen kryeqytetit tonë. Përparimi është parë si kandidati me të cilin do të përparojë Prishtina.

    Njohës të problemeve të Prishtinës, në shumë diskutime publike, kanë theksuar se Prishtina për herë të parë ka pasur një program, i cili po vlerësohet nga të gjithë. Prishtinës i duhet një njohës i problemeve të saj, një urbanist që mund ta ndryshojë e lehtësojë jetën e banorëve dhe ta bëjë kryeqytetin shumë më të mirë se që është aktualisht.

    Përparim Rama mban numrin 160, në listën e kandidatëve për ta drejtuar Prishtinën. Programin e plotë të Përparim Ramës mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm: prforpr.com

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.