×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Së paku 13 të vdekur nga shpërthimi në autobusin ushtarak në Siri

    FrontOnline
    20 Tetor 2021

    Një shpërthim me bombë ndaj një autobusi ushtarak në pjesën qendrore të Damaskut ka lënë të vdekur së paku 13 persona, thonë mediet shtetërore siriane.

    Automjeti ishte cak i dy pajisjeve shpërthyese përderisa po kalonte nën urën “Jisr al-Rais” pak pas agimit, raportoi agjencia e lajmeve “Sana”.

    Ndonëse Siria është zhytur në luftë civile për një dekadë, sulme të tilla janë gjithnjë më të rralla në kryeqytetin sirian, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

    Raportohet se në verilindje të Sirisë, pjesë e kontrolluar nga rebelët, të shtënat ushtarake me predha lanë të vdekur së paku tetë persona pak kohë pas sulmit ndaj autobusit.

    Disa nxënës ishin në mesin e viktimave nga sulmi në qytezën Ariha, në provincën e Idlibit, sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut, grup vëzhgues me seli në Britani të Madhe.

    Idlibi është bastioni i fundit i rebelëve dhe grupeve të xhihadistëve, të cilët janë përpjekur që nga viti 2011 për ta rrëzuar nga pushteti presidentin Bashar al-Assad.

    Sipas Kombeve të Bashkuara, lufta në Siri ka shkaktuar së paku 350.000 viktima, ndërsa gjysma e popullsisë është detyruar të zhvendoset, përfshirë gjashtë milionë refugjatë jashtë vendit.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se nuk do të befasohej nëse partia e tij dhe koalicioni në zgjedhjet e 8 majit...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme, ku një 39-vjeçare bashkë me tre fëmijët e saj (trupi i...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.