×
  • Sport
  • Sport

    Gjyqtarët e FHK-së drejtuan shumë ndeshje evropiane

    FrontOnline
    20 Tetor 2021

    Gjyqtarët kosovarë të hendbollit fundjavën e kaluar ishin të angazhuar në gara evropiane. Të gjitha katër çiftet e gjyqtarëve nga Kosova me thirrje të EHF-së, ishin të deleguar në ndeshje të kupave evropiane.

    Sherif Xhema e Besfort Jahja ishin në Bodrum të Turqisë, ku drejtuan ndeshjen Yalikavaksports Club – MTK Budapest. Fitore me 33:24 shënoi Budapesti. Ndeshja i takoi rundit të dytë kualifikues së Ligës Evropiane për hendbolliste, përcjell FrontOnline.

    Çiftet tjera ishin të deleguar në ndeshjet e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Në Vjenë të Austrisë ishin Erdoan e Arsim Vitaku që drejtuan takimin Fivers – Baekkelaget Handball Elite. Skuadra mysafire nga Norvegjia fitoi 38:34.

    Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi ishin në Nea Kios të Greqisë. U takuan skuadrat greke Diomidis Argous dhe Bianco Monte Drama. Fitore me 30:26 shënoi kjo e dyta.

    Ilir Bytyqi e Syart Kasapi drejtuan dy ndeshje në Novo Mesto të Çekisë. U takuan Karvina dhe Izmiri turk. Karvina e fitoi ndeshjen e parë me 32:26, ndërsa të dytën me 32:25.

    Gjyqtarët e FHK-së tashmë janë të rregullt me delegime në skenën evropiane./FrontOnline/

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Sport05 Maj 2024
    Bayern Munich thuhet se është i prirur të emërojë Erik ten Hag si trajnerin e tyre të ri këtë verë. Ten Hag...
    Sport05 Maj 2024
    Bundesliga e ka bërë të ditur ekipin më të mirë të këtij sezoni. Në formacionin e vitit të ligës elitare gjermane bën...
    Sport05 Maj 2024
    “Jashtëtokësor”, këtë epitet lirisht mund t’ia vëmë Lionel Messi. Messi po bën diçka që pak nga futbollistët e tjerë mund ta bëjnë....
    Të tjera
    Vip05 Maj 2024
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 1, Himena i është future garës për çmimin e madh në “Ferma VIP”. Ajo sot ka...
    Lajme05 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) lidhur me deklarimet e fundit të kompanisë Astra Zeneca se vaksinat kundër Covid-19 mund...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sulmet ruse në rajonet Kharkiv dhe Dnipro të Ukrainës dhe në qytetin port të Detit të Zi të Odesa vranë të paktën...
    Lajme05 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. Me anë të një postimi në platformën X, ajo ka theksuar...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste nën ndikim të alkoolit. “Drejtoria Rajonale e Policisë...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Para disa ditësh një ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Në një banesë, u gjetën trupat e pajetë të një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.