×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja dërgon tri ankesa në PZAP kundër Lëvizjes Vetëvendosje

    FrontOnline
    18 Tetor 2021

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar 21 ankesa në lidhje me procesin e djeshëm zgjedhor.

    Kështu ka bërë të ditur kryesues i Sekretariatit të PZAP-it, Mul Desku, për FrontOnline.

    “Ju informoj se dje ne ditën e zgjedhjeve te 17 tetorit 2021 PZAP-i ka pranuar 21 ankesa nga subjekte te ndryshme politike”, tha ai.

    Desku tha se Lidhja Demokratike e Kosovës, deri më tani ka bërë tri ankesa ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

    “LDK-ja kundër LVV = 3 ankesa”, tha ai për Front Online.

    Lidhur me ankesat për procesin e djeshëm zgjedhorë, partitë politike kanë të drejtë të ankohen deri sot në ora 19:00, tha Desku, për FrontOnline

    “PZAP-i lidhur me parregullsitë për ditën e zgjedhjeve, pranon ankesa sot deri ne ora 19:00 datë 18.10.2021 qe i bie se palët kane te drejte me paraqit ankesa ne PZAP 24 ore nga momenti i mbylljes së Qendrave të Votimit, ndërsa PZAP-i këto ankesa i shqyrton brenda afatit prej 72 orëve pas dorëzimit te tyre”, tha ai.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.