×
  • Lajme
  • Lajme

    Boiken Abazi e lë Kurtin: Jep dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje

    FrontOnline
    18 Tetor 2021

    Boiken Abazi ka njoftuar me anë të një statusi në facebook se duke filluar që nga dita e sotme ai nuk do të jetë më drejtor i Lëvizjes Vetëvendosja në Shqipëri. Abazi shkruan se që prej datës 15 shtator kishte paraqitur në zyrën e Albin Kurtit dorëheqjen e tij të parevokueshme.

    Arsyeja e këtij vendimi, sipas Abazit është rezultati i zgjedhjeve të 25 Prillit ku Lëvizja Vetëvendosja në Shqipëri nuk arriti të merrte mbështetjen dhe votat e parashikuara.

    Postimi i Plotë nga Boiken Abazi

    Të dielen e kaluam bashkë me Albinin në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ndoqëm mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve lokale nëpër komunat e Kosovës dhe diskutuam gjatë: për të ardhmen e Kosovës e Shqipërisë, nevojën për reforma në institucione dhe ekonomi, progresin shoqëror e mbarëkombëtar që nuk përjashton asnjë qytetar, çështje të ndryshme organizative të Lëvizjes sonë, e deri te raportet gjeopolitike në botë.

    Në datën 15 shtator unë kam paraqitur dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri, gjë që e kisha diskutuar edhe pas zgjedhjeve në Bordin e Qendrës, për të mbajtur përgjegjësitë e mia për rezultatet në Shqipëri. Kam pritur ta bëj këtë gjë publike, për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Për hapat e radhës në Shqipëri jemi duke i vazhduar diskutimet.

    Ndërkohë në Kosovë, nga vendi i tretë në zgjedhjet lokale të vitit 2017, VETËVENDOSJE! tash është e para edhe me votën popullore nëpër komuna në nivel Kosove. Sfidat nuk janë të vogla para 12 balotazheve pas katër javësh, por jemi me shpresë e të angazhuar si rrallë herë më parë. E ardhmja është e Lëvizjes, e shqiptarëve.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka folur lidhur me atentatin ndaj  Marko Jabllanoviqit [vëllau i Aleksandar Jabllanoviq], anëtarit...
    Lajme06 Maj 2024
    Një zëdhënës i Departamentit amerikan i Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është...
    Lajme06 Maj 2024
    Misionit i NATO-s, KFOR, ka bërë të ditur se karabinierët italianë kanë ndihmuar disa familje në nevojë në Leposaviq dhe Prishtinë. Në...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua gjatë ditës me drejtorin ekzekutiv të Institutit Tony Blair për Ndryshim Global, Ryan Wain. Zyra...
    Lajme06 Maj 2024
    Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimit të emisarit amerikan, Gabriel Escobar. Ajo thotë se kur propaganda...
    Lajme06 Maj 2024
    Nënkryetarja e  LDK-së, Hykmete Bajrami, ka renditur sipas saj dështimet e Qeverisë Kurti dhe ka kritikuar atë. Deputetja e LDK-së,  përmes një...
    Lajme06 Maj 2024
    Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një nënë 39 vjeçare dyshohet se është vetëmbytur...
    Vip06 Maj 2024
    Vetëm pak orë na ndajnë nga spektakli i “Eurovision 2024”, i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa. Eurovizioni sivjet do të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, kanë zhvilluar takim me ambasadorët e shteteve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.